India dhe Rusia forcojnë marrëdhëniet me një pakt nuklear

Ornela

Nju Delhi do të ndërtojë të paktën 12 reaktorë të rinj nuklearë me ndihmën e Moskës. Marrëveshja është mbyllur personalisht nga Presidentin Putin dhe Kryeministri Modi.

Të enjten në Nju Delhi, Putin dhe Kryeministri i Indisë Modi kanë nënshkruar një marrëveshje sipas të cilës India do të ndërtojë 12 reaktorë të rinj nuklearë me teknologji ruse, një pakt që forcon më tej marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. Presidenti rus, Valdimir Putin pas një takimi kokë më kokë me kryeministrin indian, Narendera Modi, në pallatin presidencial të kryeqytetit indian me rastin e samitit të XV Indi- Rusi. Kjo është hera e tretë që ata shtrëngojnë duart, pas takimit në korrik në samitin e “BRICS” në Brazil dhe takimit në Australi gjatë samitit të G-20 muajin e kaluar. “Kemi planifikuar një vizion ambicioz për energjinë nukleare”, tha Modi për shtypin pas marrëveshjes. Bëhet fjalë për një pakt për 20 vitet e ardhshme”. Putin mendon se kështu po stimulon “përdorimin paqësor të energjisë nukleare”. Një reaktor nuklear me material rus tashmë operon në shtetin indian të Tamil Nadu, në jug të vendit, ku do të hyjë në funksion një reaktori i dytë gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas autoriteteve indiane, pas marrëveshjes së të enjtes, 6 reaktorë të tjerë do të ndërtohen në këtë shtet. Vendndodhja e tyre nuk është publikuar. Përveç kësaj, Modi ka përfituar nga ky takim për të treguar kartvizitën e tij të zakonshme: “Prodho në Indi”, programi me të cilin lideri indian do të promovojë fabrikat në vendin aziatik për të tërhequr investimet. Burimet diplomatike pohojnë se vendet do të firmosin rreth 20 marrëveshje gjatë vizitës 24 orëshe të presidenti rus. Mes tyre përfshihen marrëveshjet për mbrojtjen, si prodhimi i helikopterëve të avancuar në tokën indiane, apo investime në prodhimin e një avioni luftarak dhe një tjetër transporti. Në të vërtetë Rusia është ofruesi më i madh i armëve në Indi dhe India është blerësi më i madh i armëve në botë. Nga ana tjetër Rusia është prodhuesi kryesi i diamanteve në gjithë globin. India i blen gurë të çmuar Rusisë përmes vendeve të treta për t’i pastruar në territorin e saj, por Modi kërkon që Moska të rimodelojë shitjet, tani të lokalizuara në Dubai, për t’i marrë si dorë e parë dhe për të ulur koston.

Lidhjet mes dy vendeve datojnë që në periudhën sovjetike dhe kanë qëndruar të forta deri më sot, me ulje dhe ngitje të përkohshme. “Kohërat kanë ndryshuar, por miqësia jonë jo. Tani dua ta çojmë marrëdhënien tonë në një nivel tjetër dhe kjo vizitë është një hap në këtë drejtim”, shkroi në Twitter lideri indian me ardhjen e Putinit.

India është importuesi i tretë i naftës në botës pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës dhe është gjithnjë e më shumë e interesuar për gazin natyral, dy tema që janë trajtuar në takimin mes dy krerëve. “Konsumi europian i gazit po shtohet shumë ngadalë, ndërkohë që rreziqet politike, ligjore dhe transporti po rriten”, tha Putini për agjencinë indiane PTI. “Në të njëjtën kohë ekonomitë e dy vende aziatike, por rriten në mënyrë të shpejtë. Ndërkaq natyrisht që jemi të interesuar në diversifikimin e destinacioneve të ofertave tonë të energjisë”.

 

Këto ndryshime në treg vijnë për shkak të sanksioneve ekonomike të vëna nga SHBA-ja dhe Europa ndaj Rusisë për konfliktin në Ukrainë, një ndëshkim që është kundërshtuar nga vendi i Modit, e për të cilën Moska gjithmonë i ka qenë mirënjohëse. Në fakt eksportimet e Indisë dhe Rusisë janë shtuar që atëherë, konkretisht ushqimet. Rënia e çmimit të naftës dhe rublës kanë dobësuar ekonominë ruse që është e detyruar të ngushtojë marrëdhëniet me ortakët e saj prioritarë. Ky samit vjetor që mbahet që prej vitit 2000 kuptohet si një mundësi e madhe për të lidhur marrëveshje të privilegjuara dhe strategjike”, sipas asaj që tha funksionari i lartë, Ministri i Jashtëm i Indisë, Ajay Bisaria.

Në vitet e  fundit afrimi mes Rusisë dhe Pakistanit në çështjen ushtarake nuk i ka pëlqyer shumë Nju Delhit. Shitja e helikopterëve të luftës Islamabadit ishte një kovë me ujë të ftohtë për fqinjin e tij, armikun e përjetshëm. Kjo situatë u përjetua edhe në të kundërt, kur India përmirësoi tregtinë ushtarake me Francën. As Indisë nuk i pëlqen afrimi mes Moskës dhe Pekinit në çështjen ushtarake, teknologji dhe energjetikë që kulmoi me marrëveshjen për të furnizuar me gaz Kinën për gjatë 30 viteve të ardhshme, një pakt i përkufizuar nga Putini si ngjarje historike. Pavarësisht kësaj, sipas burimeve diplomatike, Putin dhe Modi, liderë karizmatikë nacionalistë dhe shumë të sigurt në vetvete kuptohen shumë mirë. I shënuar në histori do të mbetet komenti i Modit gjatë këtij viti:  “Pyesni çdo fëmijë në Indi se kush është miku më i madh i Indisë në nivel ndërkombëtar dhe do të thotë se është Rusia”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *