Tiranë, përdhunoi disa herë një vajzë, arrestohet i mituri pas denoncimit

redaktor

Një i mitur u arrestua dje nga policia e kryeqytetit pas denoncimit të bërë nga një vajzë se e kishte përdhunuar disa herë. Burime zyrtare të policisë thanë se prangosën orët e vona të mbrëmjes së mërkurë 17-vjeçarin Erald Xh., banues në Tiranë.

Kallëzimi është bërë nga vajza adoleshente me inicialet A. D., e cila i ka thënë oficerëve se i mituri ka kryer në mënyrë sistematike marrëdhënie seksuale me dhunë, duke e kërcënuar me jetë nëse do tregonte.

Policia nuk dha detaje rreth mënyrës së si janë njohur të rinjtë dhe se si ka ndodhur presioni dhe abuzimi seksual. Por i mituri ka mohuar akuzën pas arrestimit, duke thënë se denoncimi është një hakmarrje nga ana e vajzës, pasi ata kishin njohje dhe lidhje të rregullt mes tyre.

Policia tha se po verifikon të gjitha dëshmitë dhe provat, për të zbardhur të vërtetën. Për momentin 17-vjeçari akuzohet për “kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *