Shkodër, plagoset me armë duke ecur në rrugë 31-vjeçari

redaktor

Të shtënat e armëve në qytetin e Shkodrës përfunduan me një të plagosur orët e vona të së mërkurës. Ngjarja ndodhi në lagjen “Rus”, kur Ylli Lisaj, 31 vjeç, është qëlluar me arme zjarri në këmbë, pranë një banese në unazën e qytetit. Ai kërkoi ndihmën e kalimtarëve, pasi kuptoi se nuk mund të ecte më për shkak të plagës dhe humbi ndjenjat. Autori i krimit, ende i paidentifikuar, ka mundur të arratiset, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe motiveve. Mes tyre nuk ka pasur grindje në rrugë dhe mbeten mister rrethanat e krimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *