Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Një fshatar në vitin 1991 pyeti kandidatin për deputet: ç’është demokracia pluraliste? Ai i shpjegoi liritë e të drejtat e njeriut, shtetin ligjor, ekonominë e tregut. E së fundi i tha fshatarit: më more vesh? Të mora, i tha fshatari. E patëm gur e s’e mbajtëm dot, si do e mbajmë pluhur? Koha fshatarit i jep të drejtë. Pluralizmi na jep vrasje, vjedhje, drogë, prostitucion, papunësi, padrejtësi, gjakmarrje, toka djerrë, mungesë prodhimi vendas, shkatërrim të pyjeve, pra të jetës etj. Plagë këto që kullojnë gjak e duan dekada të shërohen. Politika e politikanët të ndërgjegjësohen e të lënë llafet e të merren me hallet e popullit e të atdheut. Luan Muhameti, Vlorë.
