Vargje të nënshkruara
Nolian J. Myzeqari
O i shtrenjti kryetar,
Unë jam mjek pensionist,
Nëse ke ndonjë hall
Që t’ia hedhësh drejtësisë…?!
(Si dikur me “Rrugn’ e Kombit”),
Unë lëshoj raport me vlerë,
Jam i vetmi midis globit
Që vendos me formë të prerë!
Dhe s’të hyn ferrë në këmbë
Nëse rron dhe qindra vjet,
S’ka bajloz që të tremb
Se të gjith’ i bëj synet!!!
Në të duhem, bëm’ një zile,
Shërbej falas dhe pa hile!!!
