Embargoja ruse për prodhimet shqiptare, Ministria dërgon ekspertët në Moskë

Dita

Ministria e Bujqësisë ka dërguar një grup ekspertësh në Rusi për të biseduar rreth embargos  për perimet shqiptare.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, shprehu bindjen se brenda dhjetorit të këtij viti kjo çështje do të zgjidhet.

“Nuk mendoj që ka dhënë një impakt kaq shpejt, aq më tepër që volumi i eksporteve tona në Rusi nuk është aq i madh sa të ndikojë shumë në mosevadimin e prodhimeve shqiptare. Kjo çështje do të mbyllet para fundit të vitit dhe ne shpresojmë shumë që të rihapet ky eksport ndaj tregut rus”, tha Panariti.

Sipas Panaritit, kohët e fundit ka pasur një tendencë rritje drejt tregut rus, për shkak se prodhimet shqiptare janë të freskëta, por megjithatë ai deklaroi se synimi i Shqipërisë është që partnerët kryesor t’i ketë në Bashkimin Evropian.

Embargo ka hyrë në fuqi më 8 dhjetor 2014 dhe sipas ministrit Panariti, nuk ka dhënë ende asnjë efekt tek fermerët shqiptarë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *