Gjithnjë e më shumë po shtohen zërat se Kodi Zgjedhor ka nevojë për ndryshime.
Është vetë Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Luzi, e cila kërkon rishikimin e disa dispozitave në Kod me qëllim përmirësimin e tij.
Kur na ndajnë edhe pak kohë nga data e dekretimit të zgjedhjeve vendore të 2015-s, Lefteri Luzi kërkon ndryshimin për të sanksionuar që kush nuk respekton përfaqësimin me 30% të grave në politikë, automatikisht i refuzohet lista e kandidatëve nga institucioni i administrimit të zgjedhjeve.
Deklarata e kryetares së KQZ-së u bë gjatë një trajnimi në kuadër të përgatitjes për procesin e zgjedhjeve vendore të 2015-s.
