Kushtetuesja paralajmëron PD-në për rrëzimin e kërkesës për territorialen

Dita

Gjykata Kushtetuese paralajmëron Partinë Demokratike për rrëzimin e kërkesës së saj për ligjin për ndarjen administrative-territoriale.

Kushtetuesja rrëzoi një kërkesë të ngjashme të depozituar nga Partia Popullore Kristiandemokrate të Shqipërisë, e cila kërkoi shfuqizimin e ligjit për reformën territorial duke pretenduar se ligji është hartuar me procedurë të përshpejtuar dhe krijon një qeverisje joeficente.

Një tjetër pretendim i kësaj force politike është dhe ai i cenimit të parimit të decentralizimit, duke shkelur sipas saj,  nenin 108 të Kushtetutës, i cili thotë se reforma duhet të konsultohet me popullsinë.

Por pavarësisht këtyre pretendimeve të kësaj force që janë të ngjashme me ato të PD-së, Kushtetuesja sqaron se “në këndvështrimin e mësipërm, Kolegji vëren se kërkuesi ka detyrimin të provojë interesin e tij në lidhje me çështjen, lidhjen e domosdoshme që ekziston ndërmjet misionit që ka dhe marrëdhënies juridike të cenuar nga dispozitat përkatëse të ligjit nr. 101/2014, datë 31.7.2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Gjykata shprehet se kërkuesi “përveç referimit në nenet 13 dhe 108/2 të Kushtetutës, nuk ka arritur të argumentojë në nivel kushtetues se në ç’mënyrë ligji objekt kërkese ndikon në pozicionin e tij si subjekt politik, në raport me zgjedhjet dhe cilat janë pasojat negative të ardhura për të”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *