Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër projekt në profilin e tij në Facebook.
Kreu i qeverisë fton qytetarët që t’i bëjnë “like” fotove të ditës që janë publikuar gjatë këtij viti nën siglën “Photo of the Day” në profilin e tij.
“Photo of the Year” do të zgjidhet njëra prej fotove të këtij koleksioni që do të marrë më shumë “like” deri në datën 24 dhjetor.
Mes votuesve të fotos që do të marrë më shumë “like”, do të hidhet një short ku do të dalin 100 të ftuarit e koktejit në Sallën e Hartave që kryeministri do të organizojë me miqtë e rrjetit social, me rastin e Vitit të Ri 2015.

