Kapshticë, kontrabandë gomash të përdorura, 5 të arrestuar

redaktor

Seksioni i Hetimit dhe Policia Kufitare e Korçës arrestuan dje një grup të dyshuar për kontrabandë të gomave. Të ndaluarit janë Eduart Ozuni, 34 vjeç, banues në Durrës, Valmir Kutrolli, 18 vjeç, banues në Kapshticë, Amarildo Mulla, 19 vjeç, Ernest Kutrolli dhe Erikend Avxhi, 18 vjeç, banues Kapshticë. Mesnatën e së enjtes ata janë kapur në flagrancë duke futur goma automjetesh të përdorura kontrabandë, nëpërmjet kufirit të gjelbër mbi Pikën e Kapshticës. Gomat do dërgoheshin në Durrës dhe u bllokuan 88 goma e 2 mjete transporti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *