Valeria Marini në Shqipëri

Dita

Javët e para të spektaklit “Dancing With The Stars Albania” janë shoqëruar nga një zhurmë e madhe mediatike, e cila kish nisur në fakt që para startimit të këtij edicioni. Ikja e koreografëve, si dhe dy prej konkurrentëve shkaktoi jo pak thashetheme.

Pas tyre, debatet e forta mes jurisë dhe gocave të “Thumb” sollën gjithaq komente. Dhe siç duket, edhe e hëna e ardhshme për produksionin e “Dancing With The Stars Albania”, nuk do të kalojë pa zhurmë. Valeria Marini, show girl-i italian, ka konfirmuar pjesëmarrjen në shown e kësaj jave. Zëra të besueshëm brenda produksionit konfirmojnë se artistja e famshme, përveç një surprize të bukur në performancë do të gjykojë gjithashtu VIP-at e mbetur në konkurrim.

Gjatë javës së shkuar në spektakël u eliminua futbollisti Rudi Vata, ndërkohë që në garë kanë mbetur edhe 11 personazhe. Se si do të duken ata në sytë e biondes seksi, këtë na mbetet ta zbulojmë këtë të hënë, drejtpërdrejtë nga spektakli i vallëzimit të yjeve.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *