Dy ditë më parë Partia Demokratike festoi24-vjetorin e themelimit të saj. Në një hotel në Tiranë, Luli kishte ftuar disa nga bashkëpunëtorët e tij të rinj. Aty mungonte një përfaqësi nga e majta, madje, as nga LSI nuk ishte ftuar askush për të festuar këtë ditë të shënuar të partisë.
Por ajo që u pa hapur ishte fakti se, mungonin themeluesit e asaj Partie, disa nuk jetojnë më, të tjerë nuk kishin marrë ftesë sepse nuk janë në humor të mirë me Doktorin dhe ata që kishin ftesë nuk e gjejnë më veten në atë parti dhe nuk shkuan fare.
Por mbrëmja në “Sheraton” kishte dy “yje” të cilat në mënyrat e tyre mundoheshin të binin në sy. E para ishte Jozefina, që u mundua të qëndronte sa më pranë Sali Berishës, ndoshta për t’i treguar të vetëve që Partia ende nuk ka rënë në duart e Lulit, dhe e dyta ishte Grida, ajo që rrinte pranë Lulit, për të treguar se tashmë Partia është me padron të ri.
Në rrjetet sociale qarkullon një foto e asaj nate, një foto ku Jozefina e shikon me ca sy Doktorin, ja shiheni vetë. Ndërsa në foton tjetër është momenti kur flet Grida, ajo nuk flet me shikim, por me diçka tjetër. Profili flet vetë…:). Eh, kështu është bota, ca yje bien, e ca ngrihen…

