Brenda dy viteve, furnizimi me energji elektrike për Shqipërinë dhe Kosovën do të jetë një çështje e zgjidhur. Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri inspektoi në Lezhë punimet për linjën e rë të interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.
“Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë rrit sigurinë për furnizimin me energji elektrike. Dy vendet Shqipëria dhe Kosova do të kenë energji me rrjete të përbashkëta. Besojmë se deri në pranverën e vitit 2016, linja do të jetë funksionale”, tha Ministri i Industrisë dhe Energjisë, duke shtuar se kjo linjë rrit sigurinë për furnizimin me energji elektrike.
