Google prezanton aplikacionet më të shkarkuara të vitit 2014

Dita

Google ka prezantuar përmbajtjen më të popullarizuar të Androidit, e cila ishte më e shkarkuara gjatë vitit 2014 në Play Store.

Facebooku është emëruar si aplikacioni social më i popullarizuar, përderisa Netflixështë shpallur si uebfaqja më e popullarizuar për shikimin e filmave. Ndërkaq si loja më e shkarkuar e vitit është shpallur Candy Crush Saga.

Sa i përket kategorive të tjera, më të shkarkuarat gjatë vitit 2014 janë: për edukim është:Duolingo, për shëndet dhe fitnes: MyFitnessPal, për muzikë: Pandora, për fotografi:Flipogram, për sport: NFL Mobile, dhe për udhëtim: Trip Advisor.

Lojërat vazhduan të shpërthejnë në Android gjatë këtij viti, me 3.5 miliard arritjet e fituara nga përdoruesit e Play Games, transmeton Koha.net. Pesë lojërat më të popullarizuara ishin: Candy Crush Saga, Don’t Tap The White Tile, Farm Heroes Saga, Subway Surfers dhe Clash of Clans.

Gjithashtu edhe filmi i animuar Frozen është bërë filmi më i popullarizuar në Google Play së bashku me vijën melodike të filmit, i cili ka arritur albumin e vitit.

Në ndërkohë, The Walking Dead, “Dark Horse” e Katy Perry dhe The Fault in our Starsjanë radhitur si më të popullarizuara në kategorinë e televizionit, solo muzikës dhe librave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *