Balerini i famshëm shqiptar ka marrë çmimin prestigjioz “Personalitet Evropian 2014” për baletin. Çmimet janë ndarë në selinë e Bashkisë së Romës, në prani të autoriteteve politike dhe të shumë eksponentëve të kulturës e artit.
Krahas Kledi Kadiut, janë vlerësuar edhe personalitete të tjera të mirënjohura, mes të cilëve edhe Patty Pravo për Muzikën apo Gianni Rivera për Sportin. Me titullin “Personalitet Evropian 2014”, Kledi Kadiu vlerësohet jo vetëm për rezultatet e vazhdueshme si balerin e koreograf, por dhe për përkushtimin e tij si bamirës për kauza të ndryshme sociale, të çmuara nga publiku i gjerë dhe mediet.
Çmimet u ndanë me rastin e edicionit të 44-t të ditës evropiane.

BRAVO, Kadiu jete te gjate e suksese ne karriere dhe deshirat tuaja. Sinqerisht kjo na gezon se ne poshte mburremi me Ju qe faqe botes na e ngrini koken na tjetersoni i jepni oksigjenin e nevojshem kesaj shoqerie te coroditur dhe drejtuar ng llumi per 20 vjet.,
I UROJ GJITH TE MIRAT ZOTIT KADIU QE NA BENE TE JEMI KRENARE PER DY VIRTUET TE SHQIPTARIT NDESHMERIA DHE VULLNETI TE COJNE NE MAJEN E Artit por bujari ndaj shtresave ne nevoj te lartesojne meteper se aritjet ne fushe qe i je kushtuar kete e verteton emri i nene Terezes se kam shume raste se organizat humanitare ndihmojne me teper kur lexojn vend orgjinen tone po keshtu dhe shume intektual u shtofshi figurat e pastra dhe humane shqiptare