Gjermeni: Po shihet mundësia për blerjen e apartamenteve stok për të pastrehët

Dita

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, deklaron se strehimi është një problematikë e hershme, por që pritet të marrë rrugë me reformën territoriale.

“Një komponent i Ministrisë është strehimi. Përgjegjësia sa i përket strehimit në legjislacion është e pushtetit vendor. Ata kanë mundësinë të identifikojnë listat e të pastrehëve dhe me këshillat bashkiakë të hartojnë një listë të atyre që janë nevojtarë dhe t’i sjellin në Ministri për të marrë kredi me interes të ulët. Një mënyrë tjetër është ndarja e banesave sociale. Ne si Ministri kemi pasur mundësi të subvencionojmë kredi me interes të ulët përmes Entit Rregullator të Banesave.  Është një problem që ka vite që në Shqipëri është i pazgjidhur. Sapo kemi bërë një vlerësim real të situatës. Banesat sociale, kreditë me interes të ulët, identifikimi i familjeve në nevojë dhe dhënia e mundësisë për të blerë një apartament me kosto të ulët është një mundësi. Një mundësi tjetër është në bashkëpunim me shoqata ndërtuesish, apartamente që i kanë stoqe dhe nuk janë shitur t’i blejë shteti apo Enti i Banesave dhe t’ua jap me çmim më të ulët njerëzve në nevojë. Besoj shumë që me reformën territoriale do të hyjmë më mirë në rrugën e zgjidhjes”, deklaroi Gjermeni për Ora News.

Share This Article
3 Comments
  • Koalicjoni PS-LSI eshte nje koalicjon i majte i cili ka per detyre te ndihmoje njerezit e dobet te nje shoqerie. Bravo qeveria! Ne te githe boten perendimore Itali, Gjermani, France etj. ka “banesa socjale ” per te pastrehet. E majta e ka per detyre te beje kete gje. Solidariteti eshte nje vlere e se majtes kudo ne bote.

  • Nje rruge per te vjedhur nga buxheti I shtetit duke blere shtrenjte dhe duke shitur lire.Keta Jane specialista nuk Jane as rilindas as socialiste.
    Ne cdo vend shtresave ne nevoje u ofrohet stream por nuk u shine nga qeveria shtepi sic duan te bejne sharlatanet e rilindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *