INTERVISTË – DITA: Alfred Moisiu nuk është dakord me historianin dhe publicistin amerikan Peter Lucas kur përshkruan 28 nëntorin e vitit 1944, ditën kur qeveria provizore e kryesuar nga Enver Hoxha hyri në Tiranë. Ish-partizani 15 vjeçar, ka qenë në atë kohë pjesë e efektivit të batalionit special dhe rrëfen në këtë intervistë në DITA se si e ka përjetuar atë ditë 70 vjet më parë. Ish-Presidenti komenton edhe shfaqjen e portreteve të Enver Hoxhës në kremtimet të ndryshme gjatë këtij viti. I duket çudi zhurma rreth një bunkeri të zakonshëm, si ai anti-atomik.
– Zoti Moisiu, më 28 nëntor në gazetën ‘DITA’ u botua një përshkrim i gazetarit amerikan Peter Lucas për ditën e hyrjes së Enver Hoxhës në Tiranë. Ju keni qenë dëshmitar i asaj ngjarjeje. Sa realist është Lukasi në përshkrimin e tij dhe çfarë kini për të shtuar për atë ditë?
– Së pari më lejoni t’u them se këtë situatë e kam përshkruar në librin e 1-rë të kujtimeve të mia, pasi sikurse e përmendni edhe ju, në atë kohë isha jo thjesht dëshmitar okular. Kam qenë efektiv i batalionit special (kështu quhej ai repart partizan që kishte për detyrë ruajtjen e drejtuesëve të kohës) të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL, me komandant major Hajdar Aranitasin. Që në mëngjesin e asaj dite kur u nisëm nga Elbasani për në Tiranë, ne morëm detyrë që, kur të zbresi udhëheqja nga makinat në Tiranë, të rreshtohemi në të dy krahët e kortezhit ceremonial dhe t’i shoqërojmë deri tek tribuna pranë hotel Dajtit. Po sjell këtu tekstualisht pjesën sesi e kam përshkruar këtë situatë në librin tim me kujtime, botuar që në vitin 2008.
“Ishte vendosur që më 28 nëntor Qeveria Provizore të hynte në Tiranë. Problemi qëndronte se urat kryesore ishin shkatërruar nga forcat gjermane në ikje. Për këtë arsye u programua që vajtja në Tiranë të bëhej nëpërmjet Elbasanit… Në mëngjesin e 28 nëntorit, u nisëm për në Tiranë nga qafa e Krrabës. Në atë rrugë, gjatë ditëve që luftohej për Tiranën, një kolonë gjermane që vinte nga Greqia, e përbërë afërsisht nga 3000 forca, tentoi të kalonte nëpër Tiranë, si për të ndihmuar forcat që luftonin kundër partizanëve ashtu edhe për të vazhduar rrugën drejt Shkodrës, nga ku ishte parashikuar që të bëhej tërheqia totale. Më kujtohet shumnë mirë, se si rezultat i betejës së ashpër të zhvilluar midis forcave gjermane që tërhiqeshin dhe atyre partizane, deri afër Mushqetasë, ku u krye beteja e fundit midis tyre, rruga ishte mbushur me makina të djegura, me armatim të rëndë të hedhur anash rrugëve, me kufoma ushtarësh gjermanë të vrarë, si dhe me kafshë të vrara. Ishin gjurmë shumë të freskëta, sepse beteja ishte zhvilluar në fillim të nëntorit. Rreth orës dhjetë-njëmbëdhjetë mbrritëm në Tiranë. Udhëheqja zbriti nga makinat tek ura e Lanës. Aty, ne të gjithë, sipas porosive të marra, u rreshtuam anash grupit udhëheqës, të gatshëm me armë në dorë për të vepruar, në rast të ndonjë aksioni agresiv. Kështu kaluam mbrapa hotelit Kontinental (ish Vollga) dhe dolëm në sheshin Skënderbej drejt godinës së hotel Dajtit. Atje ishte ngritur një tribunë provizore, në të cilën hipën të gjithë udhëheqësit e luftës. Përpara tyre parakaluan forcat partizane që kishin marrë pjesë në çlirimin e Tiranës…” (faqe 136-137- libri 1-rë Kujtime).
– Pra ju, zoti Moisiu, nuk jeni dakord me ato që përshkruan Piter Lukasi për 28 nëntorin e vitit 1944 në Tiranë?
– Piter Lukasi nuk ka qenë aty atë ditë, ndërsa unë kam qenë dëshmitar dhe kam përjetimin tim për atë ngjarje të rëndësishme. Pra, në mendjen time është një realitet i ndryshëm, sikurse e përshkrova pak më sipër. Sikurse shihet nga ato që shkrova pak më lart, nuk ka asgjë të përbashkët me atë që miku im Piter Lukas përshkruan. Sigurisht që kur zbritën nga makinat, Enver Hoxha me të tjerët u pritën nga Myslim Peza dhe Mehmet Shehu, por nuk pati fare kohë që të bëhej një përshkrim i betejës, sikurse na thotë Piteri. Sigurisht gjatë rrugës bisedonin, por vetëm kaq, më shumë impresione. Nuk mendoj se ndihmojmë historinë kur gjërat i përshkruajmë thjesht nisur nga konsideratat negative që ndodhën më vonë, por as duke i paqyruar ato në mënyrë të artë. Gjthmonë duhet të jemi të saktë, aq më tepër kur flitet për figura që kanë bërë histori në vendin tonë në ato vite shumë të vështira, por edhe të lavdishme.
– Mund të flasim më konkretisht, zoti Moisiu, çfarë pasaktësish ka në përshkrimin e Lukasit për atmosferën e asaj dite?
– Kështu psh z. Lukas midis të tjerave thotë: “Peza qëndroi në krah të Hoxhës kur filloi parakalimi i udhëheqësve në qytet. Shehu kaloi mbrapa… Koçi Xoxe… shtyhej për një vend në krah të Hoxhës, siç bëri gjeneral Spiro Moisiu, shefi i shtabit të Hoxhës.” E kuptoj tendencën e Piterit për të ironizuar udhëheqësit komunistë të Tiranës, por duhet bërë kujdes se nuk mund të nëpërkëmbësh dhe të deformosh karakterin e njerëzve aq pa teklif sikurse bën ai në shkrimin e tij. E kam fjalën për Spiro Moisiun, ai ishte një ushtarak i brumosur me një kulturë civile dhe ushtarake të marrë në shkollën austriake që në vitin 1914, rridhte nga një familje me tradita të hershme qytetare, kishte një formim të karakterit të tij të kalitur në gjashtë luftra të bëra në vendin tonë duke filluar që nga 1920-a. Pra nuk i përkiste tipave që donin të dukeshin. Të mos harrojmë që atëhere ende nuk kishte asnjë protokoll në shtetin tonë që të përcaktonte vendosjen sipas hierarkisë. Ende lufta vazhdonte, njerëzit sapo kishin zbritur nga malet, kishin gëzim për atë që kishin arritur, për lirinë, çlirimin, dëshirën për një demokraci të vërtetë. Pse duhet të ngatërrojmë patjetër atë periudhë me atë se çfarë ndodhi në të pastajmen!! Edhe Ruzvelti e Çurçilli e kanë respektuar Stalinin sa s’ka ku të shkojë në periudhën e luftës, pavarësisht se dihej se çfarë kishte bërë ai në vitet e paraluftës në ish BRSS. Dua të shtoj këtu se im atë asnjëherë nuk pranoi të banonte në bllokun e famshëm, megjithëse kishte pasur disa herë ftesa. Nuk dua të shkoj më tej me këtë problem, por kur flasim dhe shkruajmë të mos harrojmë fjalën e vjetër se: “Gjuha kocka nuk ka, por kocka thyen”. Pra kërkohet më shumë kujdes dhe respekt për njerëzit që nuk jetojnë, duke mos harruar se dhe ata që janë gjallë kanë ndjenja për të parët e tyre, veçanërisht kur bëhen sajesa.
– Ju vazhdimisht keni folur në mbrojtje të vlerave të asaj lufte antifashiste që bëri populli ynë për çlirim nga pushtuesit. Mirëpo ajo luftë është anatemuar shpesh vitet e fundit. Madje, ka nga ata që e quajnë luftë civile. A jeni lëkundur ndopak nga sulmet që i bëhen asaj lufte, pasi kanë dalë edhe dokumente të reja?
– Unë kam qenë pjesëtar i asaj lufte që në rininë time të hershme, kam kontribuar duke filluar që nga viti 1942, kur isha në konviktin e gjimnazit të Tiranës në moshën 13 vjeçare, duke qenë i organizuar në radhët e rinisë antafashiste të kohës. Familja ime në atë kohë, varësisht nga rethanat e krijuara, banonte në Lushnje. Pra kam qenë në vorbullën e luftës që bëhej në kryeqytet, duke vazhduar më vonë edhe në jetën partizane. Nuk dëshiroj të zgjatem shumë për rrethanat sepse kam shkruar në kujtimet e mia. E them këtë se e di mirë çfarë ka ndodhur dhe nuk kam sesi të besoj në lloj-lloj broçkullash të sajuara për atë luftë. E përsëris edhe njëherë: të mos ngatërrojmë atë kohë që ka qenë e lavdishme për historinë e vendit tonë me atë se çfarë ndodhi më vonë. Ne shqiptarët historikisht kemi luftuar, kemi pasur reparte të tëra ushtarake në radhët e mbretërisë së Napolit, të Osmanëve, në ushtrinë e Napolonit etj, por përjashtuar kohën e Skënderbeut asnjëherë nuk kemi bërë luftë për vete, sikurse ajo e kohës së Luftës së Dytë Botërore. Pra nuk e kuptoj pse nga disa historianë dhe politikanë bëhet çmos për të njollosur një gjë që na ka nderuar. Në qoftë se ka pasur disa përpjekje midis formacioneve partizane dhe atyre balliste, këto edhe mund të quhen elementë të luftës civile, sepse ishin përplasje midis shqiptarëve, por ato kanë ndodhur kur ato forca ishin hedhur në bashkëpunim të hapur me okupatorët. Rrjedhimisht mund të quhen edhe pëplasje midis partizanëve dhe formacioneve kuislinge. E të tilla ka pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore në të gjitha vendet e pushtuara. Por nuk kemi dëgjuar që të emërtohen si luftë civile, sepse nëqoftëse një formacion ushtarak pajiset, armatoset, financohet dhe vepron në bashkërendim me formacionet ushtarake pushtuese, kjo më nuk mund të quhet as sesi luftë civile.
– Babai juaj, Gjeneral Spiro Moisiu, ka qenë një nga udhëheqësit e asaj lufte, ka qenë Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Cili ka qenë vlerësimi i tij për atë luftë?
– Sigurisht që Spiro Mosiu kishte respekt dhe nderim të veçantë për luftën dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, pasi po të ishte ashtu ai do të kishte ndikuar edhe tek unë për një vlerësim tjetër, çka nuk ka ndodhur. Jo vetëm kaq, por ai sakrifikoi gjithçka për atë periudhë. Braktisi gruan me tre fëmijë, la pasurinë dhe u fut tërësisht që në vitin 1942 në radhët e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare, kur shumica e drejtuesve të lëvizjes ishin beqarë, më të rinj në moshë dhe pa përgjegjësi të veçanta familjare.
– Figura që kontestohet më shumë është ajo e Enver Hoxhës, për faktin se ai e sundoi me dorë të hekurt Shqipërinë për gati gjysmë shekulli. Shfaqja e portreteve të tij këtë vit në festimet për 70-vjetorin e çlirimit kanë ngjallur shumë polemika. Si i keni përcjellë këto polemika?
– E kuptoj mirë irritimin e një pjese të njerëzve që kanë vuajtur nga diktatura dhe kanë pasur pasoja të rënda në ato kohëra. Sigurisht mendoj se portretet nuk kanë pse të dalin në këto raste, ithtarët e flaktë të figurës së Enver Hoxhës bëjnë mirë që këto ndjenja t’i mbajnë për vete, pa qenë nevoja t’u imponohen të tjerëve.
– Po për kremtimin e këtij 70-vjetori a kini ndonjë vërejtje?
– Kremtimi duhet të ishte akoma më impresionues, sepse ka të bëjë jo thjesht me një përkujtim, por ai duhet të lërë tek brezi i ri impresion dhe respekt për atë gjeneratë që sakrifikoi edhe jetën për të fituar lirinë. Këto lloj përvjetorësh duhet të rrisin tek brezat pasardhës ndjenjën e patriotizmit dhe moralin se njeriu duhet të sakrifikojë në maksimum, nëse këtë e kërkojnë interesat e atdheut. Pikërisht këtë kërkojnë të arrijnë vendet e qytetëruara në rast përkujtimesh të tilla dhe të japin mesazhe që të mos lejohen më kasaphana në të ardhmen. Kush ka qenë në varrezat e dëshmorëve, ka parë se afro 80 % e atyre që janë flijuar, kanë qenë të moshës 16-22 vjeç. Le ta vemë veten në atë moshë, kur njeriu sot gëzon rininë me gjithë të mirat e kohës, çfarë kënë menduar ata djem dhe vajza që iu është ndërprerë jeta në lulen e rinisë? Është e qartë që ata nuk kanë synuar as poste, as pasuri dhe as privilegje, por vetëm që Shqipëria të jetë e lirë dhe demokratike, si gjithë vëndet e tjera. Për këtë ata duhen respektuar në maksimum. Njeriu nuk ka asgjë më të shtrenjtë se jeta dhe ai që e jep jetën për qëllime të shenjta meriton respekt dhe nderim në përjetësi.
– Presidenti Bujar Nishani dekoroi me rastin e këtij jubileu disa figura kuislingësh si Bahri Omarin e Kolë Tromarën, si dhe disa emra të diskutueshëm si Abaz Kupi, Safet Butka e të tjerë, të cilët u nderuan me ‘Nderi i Kombit”. Si u ndjetë kur dëgjuat lajmin për dekorimin e tyre, a e meritonin ata këtë vlerësim?
– Dekoratat janë kryesisht të dy llojeve. Disa jepen për të përjetësuar pjesëmarrjen në ndonjë aktivitet ose situatë të veçantë, ndërsa disa për të evidentuar kontribute personale në sfera të veçanta. Çdo dekorim ka vlerësim personal por edhe vlerë të edukimit shoqëror. Nuk di se çfarë mund të arrihet nëse vlerësojmë gjëra që nuk i kanë këto dy qëllime.
– Kryeministri Edi Rama inauguroi me këtë rast edhe një bunker anti-atomik të diktaturës, i cili tashmë është kthyer në një destinacion turistik. A ju befasoi ky gjest i Ramës?
– Kjo çështje e bunkerit anti-atomik si i thoni ju, ndërsa në gjuhën speciale ushtarake këto quhen objekte drejtimi ose strehimi me mbrojtje nga armët e dëmtimit në masë. Objekte të tilla janë ndërtuar prej kohësh, duke evoluar në përputhje me mjetet goditëse që kanë qenë në përdorim të ushtrive në kohën e caktuar. Kështu kemi pasur të tilla që në kohën e kështjellave e më vonë. Në luftën e parë dhe të dytë, ato ndërtoheshin për t’u mbrojtur vetëm nga armët goditëse klasike, ndërsa më vonë, me daljen e armëve të dëmtimit në masë, kërkohej të kishin edhe mbrojtje nga to. Në jetën time më ka rënë rasti të shikoj shumë objekte të tilla në vende të ndryshme. Kam parë edhe në vende të NATO-s objekte të vendosura nën tokë me disa kate, ku për zbritje dhe hipje përdorej ashensori, që as mund të krahasohen me këtë bunkerin që thoni ju. Ky objekt dihej që ekzistonte, sepse atë e kanë projektuar dhe ndërtuar inxhinierët shqiptarë, pra ishte sekret aq sa mund të ishte. Është hapur tani, nuk shikoj ndonjë çudi, nëse për turistët përbën ndonjë gjë që ia vlen të shikohet le ta shohin. Nuk e kuptoj zhurmën që bëhet. Në atë kohë strehime ndërtoheshin për gjithë popullsinë. E kam thënë edhe diku tjetër, se në disa vende të pasura perëndimore, ishte vendosur rregull që dhe vilat private të kishin me patjetër strehim me mbrotje nga armët e dëmtimit në masë. Kjo ishte psikologjia e krijuar në kohën e Luftës së Ftohtë. Kësaj dukurie nuk mund t’i shpëtonte as Shqipëria.

Lucas spiun i Enver Hoxhes
eshte kenaqesi te lexosh SHQIPTARE si z.Moisiu,respekt per kete patriot!
Sa keq qe shqiptaret ne kete vend numerohen me gishta!
Nuk mbulohet dielli me shoshe o Lumi lumemadhi. Z.Moisi eshte njeri me integritet te larte moral dhe nga te paktet ne politiken Shqiptare o Lumi.
“Lumi “qe ste mori……jo mor jo te ka mare me kohe. O LUME MADH qe e njihke mire historine. Po çeshte ky aviacion Italian , nga ma gjete. Ke qene ndonje here ne Qafe Krabe dhe ne Mushqeta ? Me ate kaplloqen tende a ka mundesi BOMBARDIMI me ato male nga te dy kraìhet e rruges ? Kush i vrau 70 mije Pepino e Naziste , ballistat nga hotel Dajti apo zogistat ne Fush Kruje ? Hajt beji te fala plakut MERE dhe Nishanlliut te Shkolles se Bashkuar ENVER HOXHA.
O llumi ne ate beteje ka qene edhe gjyshi im (26 vjec),dhe asnje aviacion nuk bombardoi askend,vetem disa aviona angleze kaluan nga siper por pa hedhur asnje fishek.
Nuk arrij te kuptoj kete antishqiptarizem te thelle qe kane disa njerez qe duan te quhen SHQIPTARE.
More lum te marte lumi ngjarjet jane kaq te qarta sa nje femij i fillores e kap me shpejt kuptimin nga ju Ketu diskutohet per ata qe sakrifikuan jeten e tyre per clirimin e atdheut ku pjesa me e madhe ishin te rinj kurr njeriu nuk ka asgje me te shtrenjte se jeta dhe ai qe jep jeten per clirimin e vendit meriton respekt dhe nderim Respekt nuk duhet te kemi per ballistat qe u bashkuan me okupatorin Per tradhetaret ne cdo luft qe ka bere njerezimi jane ndeshkuar vetem tek ne krijohen cudira nga politika shum e dobet dekorohen Turpi i papjekuris se mustaqes do te mbetet ne histori per paaftesin si president shqiperia e shqiptareve vdekje tradhetareve
VAZHDONI ” TEME” AQ SA I JEPNI HAPSIRE BERISHES SI ISH- KRYEMINISTER DHE ISH-PRESIDENT, PO AQ HAPSIRE DUHET TE U JEPNI TE GJITH ISH- UDHEHEQESEVE TE SHQIPWERISE.
BERISHA MENDOI SE SHQIPERIA ESHTE PRONE E TIJ PERSONALE
Pavaresisht moshes Z.Moisiu eshte njeri me integritet, i sakte, i kthjellet, patriot dhe Presidenti me i mire qe ka patur Shqiperia pas vitit 1990. Jete te gjate qe te mos i lere sahanllepiresit e pushtuesve te genjejne dhe te shtremberojne historine. LANCL e rreshtoi Shqiperine me fituesit dhe eshte nder per kete popull qe ta respektoje ate lufte dhe ata qe dhane jeten per Shqiperine! Asnjerit qe mori pjese ne ate lufte nuk mund t’i mohohen meritat. Pse babai beri tre femije, nga te cilet dy te fundit me te meta mendore, nuk mund t’i mohohet atesia e femijes se pare! Tung
paska qene 13 vjec ;;;dhe ishte partizan ha ha ;ha nena ime tironse ;;17 vjece me tregonte se kur vinin 3 motocikleta me gjermane ;;;partizanet ja mallarnin ne malin e dajtit ;;;dhe paskan kaluar 3000 gjermane m autokollone ;;;;po avionat amerikane angleze qe kontrollonin ajrin dhe cdo levizje ;;;flenin gjume apo ishin pishem;;;; ju lutem zoto moisiu e dime se doni te mbrroni babin tuaj trim, ? QE I LEPINTE CIZMET ENVERIT ..SE PO TE ISHTE TRIM MBRONTE POPULLIN…MBAS LUFTE JO INTERESAT E VETA PERSONALE …DHE PER BALLISTET QE I QUANTE ENVERI ..ABAZ KUPI LUFTOI KUNDER ITALIANEVE …LUFTOI KUNDER GJERMANEVE POR KOMUNISTET NUK I PELQENIN IDETE I NDARJES SE KOSOVES …DHE ABAZI NUK KISHTE IDE KOMUNISTE PRANDAJ BABI JUAJ E QUAJIT TRADHETAR ..ABAZI LUTOI NE KRAH TE ANGLEZEVE PER LIRIMIN E SHQIPERISE …POR ENVERI E KISHTE RIVAL DHE JA KISHTE FRIKEN …PRANDAJ I BERI PREMTIME DISA FSHATARVE TA VARFER NAIVA DHE I BERI KOMUNISTA PARTIZANE PER TE LUFTUAR CETAT E ABAZIT DHE TE TJERET …KRIMET QE BENE BABI I JUAJ DHE KOMUNISTAT NUK I BERI NJERI NE BOTEN E CIVILIZUAR SHOKU ..PRANOJENI TE VERTETEN … E KEMI LEXUAR HISTORINE NE FRENGJISHTE JO NE RRENAT E DISA FSHATAREVE ..
Albano ti i di mire ato pune, sidomos te nanes sate tiranase 17 vjecare qe priste tre motocikleta me gjermane. Zakonisht gjermanet perdornin tricikla. Pra i bije qe tre tricikla me tre vete sejcili te beheshin nente ushtare gjermane que nena jote 17 vjecare i priste ne te njejten kohe. te tjeret ia mbathnin ne mal !
KE DISA GJERA TE BUKURA KUR THUA SE KA TRIMA PARTIZANE QE E DHANE JETEN PER SHQIPERINE ..BRAVO SHOKU MOSIU E PASKE KUPTUAR KETE GJE …POR SI KUJTONI JU SE MISTO MAME ..QEMAL STAFA ..SADIK STAVELECI XHORXHI MARTINI …LYM KETA E DHANE JETEN PER QE ENVERI DHE DISA TIPA TE MARRIN LIBERTAN E POPULLIT I KUJTONI JU SE MISTO MAME E DHA JETEN QE ENVERI TE BENTE VILA NE DAJT NE VLORE ..NE DURRES DHE POPULI TE HANTE MISH NJE HERE NE JAVE …PERSE E DHANE JETEN QE ENVERI TA HANTE DASHIN CDO DITE DHE NENAT TONATE NGRIHESHIN CDO MENGJEZ NE OREN4 PER TE NA BLERE NJE SHISHE QUMESHT .. PERSE E DHANE JETEN TRIMAT E VERTETE .PER LIRINE E POPULLIT APO PER MASAKREN E POPULLIT … PER NJE FJALE GOJE BENIN 10 VITE BURG .PERSE LUFTOI MEHMETI…. QE ENVERI TI FUSTE NJE PLUMB MBAS KOKE ….JO PERSE LUFTOI ABDYL KELLEZI ..PER TU PUSHKATUAR SI NJE HAJDUT PULASH SE NUK I MBESHTESTE MENDIMET ENVERIT DHE BABAIT TEND …..MJAFT ME HIPOKRIZINA …
Oooo albenezer. O tru shkulur po Shqiperia per 3 luftera ne 500 vjete krenohet. SKENDERBEUN,LANC,DHE UCK. KURSE JU BALKISTET DITE TE ARTA JANE 1920 PUSHTIMI I PARE ITALIN,7 PRILLI 1939,2 PRILLI SHKODRES,VITI 1997 SHKATERIMI TOTAL I SHQIPERISE,GERDECI,21 JANARI ETJ ETJ. PO QE NE SHQIPTARET QE KRENOHEHEMI ME DESHMORET TANE,KETO DATAT TUAJA I KEMI DATA TE ZEZA. KJO ESHTE DEMOKRACIA JU KRENOHUNI ME 7 PRILLIN DHE NE ME 29 NENTORIN E 1944. DHE KETU SECILI TE.RESPEKTOI TE TINE. MJERE SHQIPERIA E MJERE PER KETE INJORANC TE LUMIT,QE NA EMRI ME DUKET SI SHQIPTARI I CAMERISE,SE ATA E KAN SHUME.KOMPLEKSE QE LANE VATANET E TYRE DHE IKEN TE MUNDUR DHE TE.PERBUZUR,DHE PER TA KAM KEQARDHJE TE.MADHE SE JAM SHQIPTARE QE E DUA CDO PELLEMB TOKE TE BANUAR NA SHQIPTARET.
or arif analfabeti ;;; dukesh qe qenke nje coban i humbur ;;nuk e njeh historine e botes more fshatar ;;une krenohem me SKENDERBEUN ISMAIL QEMALIN ME HEROJTE TANE TE VERTETE ..POR A E DIN TI MORE LALUC SE PA AMERIKEN AS ANGLIA AS RUSIA ASNJERI NUK DO TA FITONTE LUFTEN MORE ….. CFARE LUFTE BERI ENVERI …. MEHMET SHEHU ISHTE BURRE GUXIMTAR ..E BERI LUFTEN NE SPANJE ..POR ENVERI I SHPERDEROI I PERDORI SI VEGLA PASTAJ I HOQI QAFE.. DESHMORET TANE HA HA HA … ME QE E MBANKE VETEN PER TE ZGJUAR ME THUAJ SA HERONJ KANE RENE PER FRANCEN NE 44 ..?? HE MORE COBAN ..TE GJITHA C TREGOJNE KOMUNISTAT JANE RRENA … XHAJA IME ISHTE PARTIZAN ..KA VDEKUR TANI …. PO KUR NUK KA QELLUAR NJE GJERMAN …SE NE NENDOR KISHIN IKUR … NE GUSHT TE 44 PO LIROHEJ EUROPA ..BELGJIKA HOLLANDA FRANCA LUKSENBURGU DHE GJERMANET NUK DO TE RRININ NE SHQIPERI NE NENDOR .PER TE BERE CFARE …EDHE NJE LOPE E KUPTON SE ISHIN BARCALETAT E ENVERIT …POR TY TI PASKA HONGER DHIJA LIBRAT QE NE FSHATRAT E FIERIT ..
Keto vite,pas diktatures, qe shumica derrmuese e shqipetareve mezi i priste, figura e Z.Moisiu shquhet si e nje qytetetari te ndershem e patriot,ne antiteze me te gjithe ata pseudo- politikan e “Patriote”qe ishin pjese e komplotit te madh e te gjitheanshem ndaj PROCESEVE DEMOKRATIKE ne Shqiperi. Kjo, ne radhe te pare, lidhet me prejardhjen e tije nga nje familje me kulture ,fisnike e patriote shqipetare. E thene shkurte: SOILIU NUK BEHET SOISES.
Ligji 135 ,i dalur nga qeveria komuniste ne nentor cakton 28 nentorin si date clirim ,po mbasanje vendosi ndryshe “Duhet të fitojmë kohën e humbur dhe të bëjmë sa më shpejt bashkimin de facto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë”.
Enver Hoxha 15.XII.1947-Mbledhja e Byrosë Politike të KQ të PKSH
Ia pse duhet te hapen dosjet e pksh!
PS:zotni moisi,sa germaine u Vrane ne shqiperi,mbasi paski qe deshmitar e paskeni pa kufomat e tyre rrugeve!?
Ah Turqi c’i ke bered Shqiperise, i ke lene shqiptaret cyryk nga trute e kokes.
Lavdi Xhaxhit,per numer te popullsise eshte strategu me i madh qe ka pare historia njerezore,rinia me Xhaxhin!