Niko kthehet në origjinë. Zv.kryeministrin Niko Peleshi e kemi parë në foltoren e Kuvendit, apo në prezantimin e projekteve të qeverisë, por pak njihet për jetën e tij përtej politikanit. Këtë të premte ai ka zgjedhur ta kalojë në qytetin ku u bë kryetar Bashkie, në Korçë dhe falë rrjetit social Facebook zbulohet edhe një pasion i tij, kitara.
Këshilltari i kryeministrit, Fate Velaj ka postuar disa fotografi të një darke në Korçë, këtë të premte, ku merrnin pjesë edhe kryetari aktual i Bashkisë, Sotiraq Filo apo aktorja e Zamira Kita. Nuk është për t’u habitur në fakt që një djalë korçar të jetë i zoti në kitarë.
E kundërta do të ishte habi. Urojmë që, ashtu si lëviz me kujdes telat e kitarës, të lëviz edhe telat e qeverisjes Nikua, se pak si dobët melodia aty.
