Për më shumë se tri vjet, Qeveria Thaçi 2, ka qenë në thumb të kritikave për rritjen e numrit të ministrive dhe emërimin një stafi të madh zv/ministrash. Të zëshëm në akuza kanë qenë edhe përfaqësuesit politikë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, zërat e tyre janë shterur që nga momenti kur është vendosur që lideri i partisë tyre, Isa Mustafa, do të jetë shef i ekzekutivit.
Ky i fundit, si njohës i ekonomisë, jo vetëm që nuk ka insistuar ta zvogëlojë numrin e resorëve qeveritarë, por ka pranuar që kabinetit të tij t’i shtohen edhe dy ministra pa portofol.
E numri i madh i ministrive që ka qenë në mandatin e kaluar, sipas institutit GAP, përveç kostos së lartë ka ndikuar negativisht edhe në performancën dhe efikasitetin e punës së Qeverisë në tërësi dhe ministrive veç e veç.
Sipas këtij instituti, kjo ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në mungesën e qartësisë së kompetencave dhe përgjegjësive.
“Si pasojë e kësaj, ka pasur raste edhe të përplasjeve për kompetencë apo ka munguar një përgjegjësi e qartë e ministrive për të adresuar në mënyrë adekuate problemet në fushat që ka mbuluar”, thuhet në një raport të mëhershëm. /Tribuna/

A KA NE QEVERI TE KOSOVES NDONJE SHQIPTARE TE KRISHTERE
A THUA E KAN LEXUA KANUNIN E PERKTHYER NGA SHTJEFEN GJECOVI
E DIJE SE FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA
POR EDHE TE KRISHTERET NE KOSOVE JANE SHQIPTARE
Z.Thaçi ngushèllon vehtveten duke shtuar ministrit dhe sidomos zv/ministrat per tè patur nen kontroll Mustafèn, si spiun serbeve,?Thaçi e ka siguruar kosovèn sepse e ka rrethuar kufirin me ministra e zv/ministra.
Jam i pa-pune , a ka mundesi mem ba qaty dikun naj far ministri bre ?????
per gjdo muj gjysen e rroges po jav jap