RAPORTI / Turqia, Irani dhe Kina kryesojnë listën e shteteve që burgosin gazetarët

redaktor

Në raportin e Komitetit për mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), bëhet me dije se Turqia, Irani dhe Kina kryesojnë listën e shteteve që burgosin gazetarët. Më shumë se gjysma e të gjithë reporterëve, redaktorëve dhe foto-reporterëve të burgosur janë në këto tri shtete, thuhet në këtë raport.

Azerbajxhani dhe Uzbekistani po ashtu janë në top dhjetëshen e parë, për nga numri i gazetarëve të arrestuar. Ky është viti i dytë me radhë që Turqia dhe Irani kryesojnë listën e CPJ-së. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se tani për tani, për shkak të punës që bëjnë, 40 gazetarë janë në burgjet e Turqisë, krahasuar me 61 të tillë në tetor të vitit 2012.

Në Iran ndërkaq numri i gazetarëve të burgosur është 35, krahasuar me 45 vitin e kaluar. Listën e top dhjetë vendeve që arrestojnë gazetarët, pas Turqisë, Iranit dhe Kinës, vjen Eritrea, Vjetnami, Siria, Azerbajxhani, Etiopia, Egjipti dhe Uzbekistani.

Vetëm brenda dhjetorit të vitit të kaluar Prokuroria turke ka lëshuar urdhërarreste për 37 gazetarë e policë, si dhe urdhër për bastisje të gazetës më të madhe turke ‘Zaman’ me tirazh 1 milion kopje të shitura në ditë dhe televizionit ‘Samanyolu’, që njihen si mediat opozitare më të fuqishme ne Turqi dhe financohen nga Gylen.

Vendimi i prokurorisë erdhi pas deklaratës së presidentit Recep Tayyip Erdogan, se ai është i vendosur për të luftuar Lëvizjen e mendimtarit mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gylen, që e sheh si përgjegjës për aksionet antikorrupsion të Prokurorisë dhe policisë turke të 17 dhe 25 dhjetorit të kaluar, ku u arrestuan disa biznesmenë dhe u akuzuan 4 ministra të qeverisë së atëhershme, të cilët më vonë dhanë dorëheqje nga postet e tyre.

 

Share This Article
15 Comments
    • o gazi stamboll.
      Berisha nuk kushte pse “arrinte” aty.
      Berisha te vret naten dhe te qan diten.
      Ose te bllokon resurset ekonomike dhe te perjashton nga gara e ndershme, duke e vdekur median ne menyre me te keqe se kjo.
      Sepse kjo qe ka bere Erdogan fundi fundit eshte e hapur.
      Mediat jane te fuqishme financiarisht dhe me mundesi per tu mbrojtur publikisht dhe juridikisht.

      • dakord me maks.
        as berisha as rama nuk kane bythe per beteja te tilla te hapura.
        ata shfrytezojne varferne dhe mizerjen per te mbytur zerat kritike.
        nuk kane nevoje ti burgosin.
        mund edhe ti vrasin deshmitaret e medias, sec ishte ai Trebicka i aksidentit psh

  • ore ca muhabetesh beni.
    krahasoni Zamanin turk me ndonje media si Klani ne Shqypni?
    A jeni n terezi
    Mos flisni kot
    Ato jane media reale, Zamani esht nje perandori e ngritur mbi nesimin e publikut, mediat opozitare ne Shqypni jane thjesht produkte te partive

  • Para shume vjetesh e ka bere kete edhe shoku Sali i ka dashur mediat shume ai i fuste ne burg gazetaret ose ju vinte gjoba i mbyllte radeksine si gazetes Tema Filloi dhe nje fushate me Top Chanel por nuk ja doli dot. Tani natyrisht qe eshte ne opozite i respekton shume te drejtat e njeriut. Po ky Erdogani keshtu veproi edhe me gjenralet i futi ne burg Filloi nje fushate kunder policeve dhe prokuroreve tani ka filluar me gazetaret dhe median ne pergjithesi u be si Putin edhe ky Nuk do tja dije per njeri.

  • Poezia me baze fetare per te cilen Rexhep Taip Erdogan me 1998 u denua 10 muaj burg.

    minareler süngü, kubbeler miğfer
    camiler kışlamız, mü’minler asker
    bu ilahi ordu dinimi bekler
    allahu ekber, allahu ekber

    minaret kemi bajoneta,kupolat per helmeta
    Xhamite kemi gazerma,besimtaret per ushtare
    besimin hyjnor ka ushtria ime
    Allahu Akbar, Allahu Akbar

    (Hem laik hem Müslüman olunmaz)
    Laicist dhe njekohesisht mysliman,eshte e pamundur te jeshe.Rexhep Taip Erdogan.
    Dhe kur mendon qe kete e ka thene nje politikan i nje shteti laik prej 100 vjetesh.

  • Turqise i marrim te keqen ne se nuk i vijme as ke thembra. Sa eshte nje kembe e ures atje, ne kemi kryeqytetin. Gjynah qe Erdogan po e con vite mbrapa.

  • Dhe per habine tone me keto shtete ne kemi miqesi vllazerore.
    Ishte nje dallkauk kryeminister,
    Tani kemi nje tjeter me dallkauk.

  • Ne fakt duhet me u be Shqiperia kampione per kete pune,se ka shume gazetare analiste qe e meritojne me t’vertete te rrasen mrena.

    • Shiko kur të ndjekë shëmbullin e baba Erdoganit për burgosje gazetarësh dhe ky snobi ynë kryeministër! Ky gjoja majtisti me ngjyrë mavi ! Sa të bëjë gati xhaminë e “babait” gati e ka dhe burgosjen? Do ta shihni rilindasin e xhamive? Çfarë nuk pret nga njerëzit pa moral dhe nga një e majtë e kthyer drejt fesë? E kundërta e të gjitha të majtave progresive!

  • Pirro? Shumë domethënëse kjo poezi për të kuptuar “mikun” Erdogan të Edi Ramës? Nderime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *