Një ekstremist islamik ka rrëmbyer dhjetëra persona në një lokal në Sidnej. Të paktën 6 pengje kanë braktisur ndërtesën duke vrapuar, informojnë mediat australiane. Një flamur i zi islamik që i përket grupit radikal Frente Al Nusra, është vënë në dritaren e lokalit ku ndodhet pjesa tjetër e pengjeve. Policia ka identifikuar autorin, por kërkoi nga mediat që të mos publikojnë emrin e tij. Ekstremisti pohon se ka dy bomba brenda në lokal dhe kërkon të flasë me kryeministrin e Australisë dhe gjithashtu që të çojnë një flamur të Shtetit Islamik. Policia e Sidneit ka dërguar dy negociatorë për të lidhur kontakt me terroristin, apo terroristët, numri i të cilëve nuk dihet. Personi me të cilin policia po negocion është i armatosur, pohoi një zëdhënës i policisë në vendin e ngjarjes. Agresori ka deklaruar se ka instaluar eksplozivë në të gjithë qytetin dhe se do të flasë me Kryeministrin e Australisë, Tony Abbott.
https://www.youtube.com/watch?v=KOJWvZt7a5c
