Miratohet dorëheqja e Civicit, Braçe kërkon shkarkimin e Kules dhe Milos

Bledar Lumani

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ditën e sotme dorëheqjen e Ardian Civicit si anëtar i Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë.

Civici dha dorëheqjen pas skandalit të vjedhjes së Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka shprehur kritika për faktin se nuk janë zgjedhur ende anëtarët e rinj të Këshillit Mbikqyrës.

Sipas tij, janë shkelur të gjitha afatet ligjore.

Braçe ndërkohë ka kërkuar edhe shkarkimin e dy anëtarëve të tjerë të Këshillit Mbikqyrës.

Bëhet fjalë për Petraq Milon dhe Dhori Kulen.

Sipas Braçes, ata kanë shkelur ligjin dhe duhet të shkarkohen, pasi janë përfshirë në veprimtari politike.

 

Share This Article
3 Comments
  • Po behen pese muaj nga plasja e skandalit te kuserimit te BSH-se,,,,,si eshte e mundur qe keshilli i mbikqyrjes se kuserimit te parave te shqiptareve vijon ende te marre rroge ne BSH?????Ata duhej te shqelmoheshin,nga ajo dere,qe ne fillim.
    Cfare afatesh paska per te pastruar shtepine nga kusaret????

  • po vajtuj qysh pes muaj/ Per ato qe po lexoj / vjedhesit e miliomave / si vjedhes xhepash i denojne/ Vjedhesat pasurin cdo dite e shtojne/ po zevend shprehja vaj me det/ Durroni akoma o milet/ se per te vjedhur dhe shkateruar ishim specializuar /per kete na votuat JU/ Ligji bankes / ekerkon qe kshilli i bankes /tEMERET ME POLITIKE ENDALON/ POR SHTETI SHURDH DHE QORRE PER 18 MUAJ NUK E SHIKON /NUK E BEJE PER POLITIK /POR SE PENSIONI PER 5 DITE ME CON /NUK E DI ME TEVERTET vAREUHU CDO DITE /SE SHTEIT VJEDHJE DHE SHPEZATETRAJTIMET/SHUME MIRE I LLOGARIT TI SHLYEJ ME RITJEN E CMIMEVE 7VAJ ME DET O MILET SE VENDOSI PK VETE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *