Shorti i Europa League/ Interi dhe Roma përballje të “lehta” në letër

redaktor

Pas hedhjes së shortit të Champions League është hedhur edhe shorti i Europa League, duke përcaktuar skuadrat që do të ndeshen në fazën e 1/16.

Interi i Roberto Mancinit, i cili po kalon një formë të dobët këtë sezon ne Seria A, do të ketë një përballje të lehtë në letër përballë skocezve të Selltik, ndërsa një përballje interesante do të jetë dhe ajo ndërjmet Romës dhe Fejnordit.

Verdhekuqtë jane më të favorizuar për të kaluar për në fazën tjetër, edhe pse mundësia për ndonjë surprizë nga hollandezët e Fejnordit nuk mund të përjashtohet.

Anglezët e Liverpulit që u eleminuan nga Bazeli i shqiptarëve do të përballet me ekipin e turk, Beshiktashin, kurse Napoli i Rafa Benitezit do të ndeshet me Trabzonsporin.

Ndërkohë, belgët e Anderelehtit të drejtuar nga tranjneri shqiptar Besnik Hasi do të kënë një ndeshje të vështirë përballë ekipit rus me Dinamon e Moskës, e cila nën drejtimin e shqiptarit mund të bëjë mjaft mirë në turneun e dytë për nga rëndësia në rang klubesh.

Ja perballjet e shortit:

Young Boys-Everton

Torino-Athletic Bilbao

Siviglia-Borussia Moenchengladbach

Wolfsburg-Sporting Lisbona

Ajax-Legia Varsavia

Aalborg-Brugge

Anderlecht-Dinamo Mosca

Dnipro-Olympiacos

Trabzonspor-Napoli

Guingamp-Dinamo Kiev

Villarreal-Salsburg

Roma-Feyenoord

Psv-Zenit

Liverpool-Besiktas

Tottenham-Fiorentina

Celtic-Inter/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *