Man Haron Monis është personi që po terrorizon Australinë.
Ai njihet ndryshe me emrin Sheik Haron.
49-vjeçari është me origjinë nga Irani dhe prej vitesh jeton në Sidney.
Radikali mysliman besohet se predikon për Shtetin Islamik.
Ai ka pasur probleme edhe më parë me ligjin.
Kjo, duke qenë se ai ka bërë komente urrejtje për ushtarët australianë të vrarë mes viteve 2007 dhe 2009.
Ai u gjykua për urrejtje, por u dënua me vetëm disa orë pune në komunitet.
49-vjeçari ka mbërritur në Australi si refugjat në vitin 1996 dhe është akuzuar se ka vrarë me thikë ish-gruan e tij.
Gjithashtu ai është akuzuar se ka përdhunuar një grua në vitin 2002.
Por, pavarësisht të gjitha këtyre akuzave, ai nuk është dënuar dhe tashmë mban peng 15 persona në një kafe në Sidney.







