Ka marrë fund pengmarrja e nisur prej orëve të para të mëngjesit në Sidnej të Australisë. Policia ka ndërhyrë pas 16 orësh duke neutralizuar autorin, Man Haron Monis, të cilin e shihni në foton e mëposhtme.
Mediat raportojnë se janë dëgjuar të shtëna përpara aksionit të forcave speciale të policisë. CNN raporton për 2 të vdekur dhe 3 të plagosur.
Mes viktimave besohet të jetë edhe autori që mbajti peng mbi 40 persona në Lind Chocolate Cafe (poshtë në hartë).
Ai është një klerik radikal musliman me origjinë nga Irani dhe prej kohësh jeton në Sidnej. Rezulton se ai ka patur edhe më parë probleme për shkak të veprimeve të tij ekstremiste.
Man Haron Monis me origjinë nga Irani është akuzuar 10 vjet më parë, nga të paktën 50 femra, për ngacmime seksuale gjatë praktikimit të të ashtuquajtura seanca shpirtërore.
Kleriku që njihej ndryshe me emrin Mohammad Hassan Manteghi është zhvendosur nga Irani në Australi në vitin 1996, ndërsa në vitin 2013 u akuzua për bashkëpunim në vrasjen brutale të ish-bashkëshortes së tij.
Man Haron Monis është akuzuar për kërcënim edhe nga familjet e ushtarëve australianë që janë vrarë gjatë luftës në Afganistan.

