Kjo është fotoja e vitit sipas TIME

redaktor

E përjavshmja amerikane “Time” ka përzgjedhur një foto italiane për të ilustruar vitin 2014.

Bëhet fjalë për foton që dëshmon një shpëtim të emigrantëve në Kanalin e Sicilisë, e bërë në qershor nga Massimo Sestini.

“Kjo barkë e tejmbushur”, shkruan e përjavshmja amerikane “tregon dëshpërimin dhe rreziqet që dhjetëra-mijëra persona nga Lindja e Mesme dhe Afrika përjetojnë për të gjetur një jetë më të mirë në Evropë”.

Një përpjekje që për shumë prej tyre përfundon me vdekjen në det.

“Kam kaluar 12 ditë në anijen Bergamini, që përdoret në operacionin Mare Nostrum për shpëtimin e jetëve të refugjatëve mes Maltës dhe Afrikës”, tregon Sestini.

“Një ditë, gjatë patrullimit me një helikopter, mbërritëm mbi një nga barkat. Ishin me qindra, 500, në mos më shumë, që tundnin krahët lart duke na thirrur. Mund të dallosh dëshpërimin e tyre, por njëkohësisht edhe lumturinë e tyre teksa kuptojnë se po shpëtohen. Nuk është diçka që rastis çdo ditë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *