Gabim njerëzor e ka cilësuar Policia e Lushnjës, rastin e mbrëmjes së të dielës në fshatin Biçukas, ku humbi jetën elektricisti Florenc Janku. Sipas informacioneve të ekspertëve, viktima ka ngatërruar linjën ku duhet të ndërhynte për të riparuar defektin. Në linjën ku humbi jetën 29-vjeçari Janku kalonte rrymë 110 kilovolt. Pasi Janku gjeti vdekjen e menjëhershme, operacioni për zbritjen e kufomës zgjati disa orë, për shkak të problematikës së linjës. Kurse kolegu i tij, 63-vjeçari Isuf Braholli, mori ndihmën në spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
