Rreth 186 artistë dorëzuan materialet e tyre dhe vetëm 20 janë kualifikuar për netët finale të “Sanremo”.
Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, ka refuzuar të marrë pjesë në këtë festival italian prestigjioz, transmeton Telegrafi, ndërsa nuk dihen arsyet.
Këngëtarja kishte treguar më parë se do të merrte pjesë në edicionin e ri të festivalit, por me sa duket kjo nuk do të ndodhë.
Por, të paktën do jetë në Sanremon shqiptare…Festivalin e Këngës në RTSH.

sanremo është kthyer në shfaqje mediokre ku nuk luhet muzikë e bukur. i ka ikur koha e artë tani është koha e kalamanjëve të maria di filipit që fitojnë me votat e adoleshentëve italian. ka bërë shumë mirë që nuk ka vajtur. suksese në karrierë Elhaidës.
Jam pak a shume dakord me ty Lumasi per Sanremon , qe nuk eshte ai i mepareshmi , gjithsesi , mbetet nje festival prestigjoz . Po ç’mund te thuash per te ashtuquajturin festival te kenges ne RTSH , qe nuk e shikon askush dhe qe Elhaida do te mare pjese ?! Kam dyshimin se ketu ka diçka qe nuk shkon , ne lidhje me mospjesemarrjen e saj ne Sanremo….nuk e besoj qe eshte kaq e thjeshte .
natyrish festivali i rtsh nuk është në nivelin e sanremos. sdq këtë festival ka shqipëria laj thajë. mgjth elhajda mund ta përdori si trampolinë për të vajtur më eurovision… 🙂
Kot sec mu kujtua nga San Remo ai zeri i mrekullueshem i Nikola Di Barit…
Che colpa ne ho/ se Il cuore e uno zingaro e va/ Catene non ha/ Il cuore e uno zingaro e vaaaaa. Me duket e rendesishme qe Elhaida ka zerin shume te bukur dhe eshte kenaqesi ta degjojme si ne San Remo, si ne festivalin e RTSH-se apo edhe ne Eurovizion.
“Refuzon” do te thote te keshe nje oferte personale qe per shkaqe interesash nuk e perdor.Te mos aplikosh ne nje oferte te hapur siç eshte nje festival do te thote te mos marresh pjese ne nje konkurim nga pamundesi te ndryshme jetesore,profesionale etj.qe personin e pengojne.