Shqiptarët tashmë mund të lëvizin lirisht drejt Brazilit, pa pasur nevojën e një vize.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme, e cila ka arritur një marrëveshje me palën braziliane.
“Ministria e Punëve të Jashtme njofton se pas mbylljes së procedurave të nevojshme ligjore, në bashkëpunim me palën braziliane, u mundësua heqja reciproke e regjimit të vizave edhe për pasaportat e thjeshta të shtetasve shqiptarë e shtetasve brazilianë.
Në këtë mënyrë, që prej datës 27.11.2014 shtetasit e të dy vendeve kanë mundësinë që të lëvizin lirshëm në territoret e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës Federative të Brazilit.
Shtetasit shqiptarë mund të hyjnë e qëndrojnë Republikën Federative të Brazilit për motive afatshkurtra deri në 90 ditë për 180 ditë, të llogaritura nga hyrja e parë.
Me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh edhe një herë kënaqësinë e saj për këtë lehtësim që i krijohet shtetasve të të dy vendeve për të lëvizur lirshëm në territoret respektive”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

Nuk dua t’a shaj mareveshjen por nuk jam i sigurt nese do kete ndonje rendesi te madhe praktike sepse une nuk njoh asnje njeri qe ka nevoje te shkoje ne Brazil, ose ndonje brazilian qe ka nevoje te jetoje ne Shqiperi, pervec disa futbollisteve ne rastin e dyte.
Pyetje kisha ,Në sa shtete të botës lëvizim lirshëm pa viza?
Ne brasiliano shkojne te pakten 2000 shqiptare vetem gjate kohes se dimrit (janar -shkurt ) per pushime.