Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Mbas vitit 90, shqiptarët e harruan se ekziston edhe ligji, që rregullon marrëdhëniet mes njerëzve dhe shtetit, rregullon çdo moment te diskutueshëm edhe mes njerëzve. Tani që dikush mundohet, nuk ka rëndësi nëse është ky Edi Rama apo dikush tjetër, shqiptarët kërcejnë përpjetë. Shqiptarët duan siguri, por s’duan ligj, epo sigurinë e gjithsecilit e bën ligji, prandaj duhet në rradhë të parë që brezi i pamësuar me ligjin, të fusin në kokë se iku koha e rrumpallës, erdhi koha kur ligji bën cubin, e jo cubi bën ligjin.
