“Korrektohet territori”, ndryshon qendra e Dropullit

Dita

Mes debateve të shumta ndërmjet Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, komisioni i ligjeve ka korrektuar përsëri territorin. Ky zhvillim vjen një ditë, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të lërë në fuqi ndarjen administrative me 61 bashki.  Debata në komisionin e ligjeve kanë qenë të forta mes deputetit të LSI Vangjel Tavo dhe Bashkim Finos,ish-kryetar i reformës territoriale. Tavo kërkoi që qendra e bashkisë Dropull të mos jetë fshati Sofratikë, por Jorgucat. Ndërkohë Fino e ka cilësuar të vonuar .

“Kërkoj që qendra e bashkisë së Dropullit të jetë fshati Jorgucat, duke e argumentuar këtë propozim si në aspektin gjeografik, historik të zhvillimit ekonomik, demografik dhe traditave dhe trashëgimisë kulturore”, tha Vangjel Tavo, deputet i LSI.

Bashkim Fino dhe Dashamir Peza votuan kundër,ndërsa dy të zgjedhurit socialist Xhemal Qefalia dhe Pirro Lutaj vendosën të abstenojnë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *