Takimi midis Ramës dhe Vuçiç në Beograd do të realizohet nesër në orën 11:00. Në kuadër të Samitit të Tretë të Krerëve të Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës dhe vendeve të Evropa Qendrore dhe Lindore në Beograd, kryeministri shqiptar po zhvillon një aktivitete të dendur politik dhe diplomatik me homologët e tij evropianë dhe rajonalë. Aty është i pranishëm edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, por duket se ai është i “blinduar” jo vetëm nga një ekip i madh i sigurimit, por edhe nga mediat serbe, raporton Agjencia e Lajmeve “Presheva jonë” .
Marrëdhëniet Serbi-Shqipëri janë tensionuar pas ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë (14 tetor), por edhe pas fjalimit te Edi Ramës në Beograd ku foli për Pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
