Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese duke lënë në fuqi ndarjen e re territoriale me 61 bashki, duket se nuk ka lënë shumë të kënaqur këshilltarin e Presidentit Bujar Nishani.
Përmes një postimi në facebook, Këshilltari i Presidentit të Republikës për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani, ngre pyetjen nëse harta e re është një reformë iluzive apo një realitet i hidhur.
“Harta e re një reformë iluzive apo një realitet i hidhur? E sigurtë është se konsensusi politik do ta bënte të vlefshme gjithsesi…”, shkruan Asllani.
Gjatë debatit me ndjekësit e tij në facebook, Këshilltari i Presidentit shpreh kritika për mënyrën se si e miratoi mazhoranca ndarjen e re administrative-territoriale.
“Këtu është defekti i reformës sepse nuk ju bë banorëve kjo pyetje. Kjo është detyrim kushtetues në rastin kur ndryshohen kufijtë e njësive të tyre….Opozita është formacion politik dhe ofron kritere politike dhe kushtetuese. Lidhur me analizën shkencore, ajo ka kërkuar ngritjen e grupit të përbashkët të ekspertëve për të vlerësuar elementet demografikë, gjeografikë, socialë, ekonomikë etj, të kësaj reforme. Pra konsensusi politik kërkohet në përcaktimin e objektivave të reformës, formës së pritshme të njësive vendore dhe jo në zhvillimin e saj, le ta quajmë shkencor. Kjo rrjedh edhe nga Kushtetuta kur kërkon aprovimin e ndryshimit të hartës lokale me shumicë të cilësuar ( konsensus ) dhe miratim të banorëve, gjë që s’ka lidhje me shkencën”, shkruan Ylli Asllani.
Ai është këshilltar i Presidentit Bujar Nishani për Pushtetin Lokal prej shtatorit të vitit 2013 dhe ofron ekspertizë në fushën e qeverisjes vendore, decentralizimit dhe zhvillimit rajonal.
Para kësaj date Ylli Asllani ka shërbyer në vitet 2005 – 2013 në kabinetin e Kryeministrit Berisha si Këshilltar për pushtetin lokal Asllani është edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, bashkë me këshilltarin tjetër, Gjergj Lezhja.




Keta sikur vine nga pylli ,as formalisht te pakten te paraqiten te distancuar politikisht .Pa pergjegjeshmeria eshte e plote,ligjerisht e denueshme ,pjese e mentalitetit parti shtet.Jane bere haptas presidence ,banka e shtetit , k.l.d. dhe vete p.d.sheti paralel .Duhen cmontuar sa me pare ,kjo xituate ka pasoje se mban ne kembe krimin korrupsionin e klientelizmin politik,arma me te cilen p.d. sundoi vendin per 8 vjete.Sa per presidentin me mire te mos e kishim fare se ai sben as per te ruajtur derrat ,,,!