Një 25-vjeçar nga Tiranë, që i shpëtoi plumbave në pritë dy ditë më parë nga persona të maskuar në Qafë Qelë të Pukës, rrëfeu momentet e tmerrit. Erjon Demushaj deklaron se ishin 2 persona të maskuar, që kërkuan të qëndronte. Ai nuk di të thotë nëse ishte grabitje apo atentat, por ndihet i frikësuar për jetën. Demushaj thotë se nuk ka konflikte apo probleme me askënd. “Mendova se ishte ndonjë hallexhi, por me dritat e gjata dallova se ishte i maskuar dhe me armë. Ula kokën poshtë dhe vazhdova rrugën, kurse njëri prej tyre qëlloi”, tregon i riu.
