Vrasja ne Kamëz, një zinxhir hakmarrjesh

Bledar Lumani

Qerim Skacaj duket se u ekzekutua mëngjesin e djeshëm në Kamëz, për shkak të një hakmarrje të vjetër.

Bëhet fjalë për vrasjen e Julian Agollit, që njihej edhe si “i forti i Laprakës”, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2005.

Agolli u vra në prag të shtëpisë, ndërkohë që atëhere u fol se vrasje ishte hakmarrje për vrasjen e Fatmir Dautit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2004.

50-vjeçari Qerim Skacaj ishte mik me këtë të fundit dhe dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Agollit, raporton “Panorama”.

Dhe, ditën e djeshme, në këtë zinxhir hakmarrjesh, i ka ardhur radha edhe 50-vjeçarit me origjinë nga Kukësi.

Ai kishte disa precedent penalë në Shqipëri dhe Greqi.

Ekzekutimi i tij mendohet se është kryer nga vrasës me pagesë.

Atij ju afrua një person, e pyeti nëse ishte Qerim Skacaj, dhe pasi ky i fundit pohoi se ishte ai, e ka qëlluar dy herë, në kokë dhe trup.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në prani të djalit të mitur të viktimës.

“E kanë qëlluar në sy të djalit 4 vjeç. Kjo është më e tmerrshmja. Ata kriminelë që e kanë qëlluar nuk kanë pasur mëshirë as për djalin e mitur që ka parë gjithçka dhe padyshim do të kalojë një trauma”, ka thënë vëllai i viktimës, Muharrem Skacaj.

Share This Article
2 Comments
  • Si mor Qerim leviz pa anti tank ne kamezen blu….apo kujtove se Xhelali Vjollces e ka blindu rendin e qetesin…Qerim R.I.P dhe ngushllime familjes. Por mos te harrojne se dhe ata qe vran Qerimin te njejtin fat do kene sepse keshtu tha Sali Berisha funksion demokracia dhe keshtu po bejne.Rroft Liria.

  • Edi Rama nuk do tja dije fare per vrasjet or miq,ai e ka mendjen ke leket,harron se ligji per vjedhesit e energjie ka qene eshte dhe do te jete qysh kur eshte krijuar shteti.Ky nuk shikon se po behet kerdia me gjykata te apelit e te tjera duke liruar vrases,sidomos ne kete periudhe para vitit te ri,duke menduar se do te behet amnisti shtyjne datat e gjyqeve per ironin e fatit te justifikimeve qesharake.Ky vend po degradon ne kushtet e presionit te vraseseve ku ndihmoen nga gjyqetare pa kurrfare ndjeshmerie,me keq i vjen per ate qe ka vrare sepse ai ka pagur se sa per ate qe eshte vrare. Uroj te kene fatin e atyre qe jane vrare nga kriminelet tek te dashurit e tyre qe te kuptojne dhimbjen dhe poshterimin qe i ben drejtesia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *