Ku ndodhet Cukali?

redaktor

I nderuar lexues! Cukali është bllok malor në skajin më jugor të Alpeve Shqiptare, me trajtën e një kubeje të përzgjatur verilindore-jugperëndimore, e gjatë 24 km dhe e gjerë 8 km. Kufizohet nga lugina e lumit Kir në veriperëndim, e Lesniqes në verilindje dhe e Drinit nga jugu. Bën pjesë në zonën tektonike të Krastë-Cukalit. Ka strukturë të rrudhosur, bllokore e luspore, tepër të copëtuar nga lëvizjet e fuqishme tektonike. Majat kryesore ngrihen në qendër të tij: maja e Mbilqethit, e Cukalit, e Vilës dhe Maja e Bardhë. Përrenjtë e shumtë, që nisin nga qendra e Cukalit dhe përfundojnë në Kir e Drin, e kanë copëtuar thellësisht duke i dhënë natyrë të ashpër alpine. Qendrat e banuara shtrihen në skajet e Cukalit, si Shllaku, Duzhmani e Temali.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *