Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka reaguar pasditen e sotme pas deklaratës së Partisë Demokratike, e cila e cilëson si keqpërdorim rastin e shkarkimit të zv/ministres së Mjedisit, Diana Bejko, duke hedhur gjithashtu mbi mazhorancën një sërë akuzash.
“Keqardhje për opozitën e cila është kthyer në avokaten dhe zëdhënësen e çdo njeriu që shkel ligjin, që nuk paguan energjinë, që vjedh pasurinë publike.”- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Energjisë.
Më tej shtohet se opozita si përgjegjëse për gjendjen ku është sistemi energjetik së paku do duhet të heshtë.
“Në vend që ta mbështesë Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në përpjekjen për tu rimëkëmbur, Partia Demokratike zgjedh ta sulmojë sikur kërkon dhe dëshiron falimentimin e tij. Në vend që t’u bëjë thirrje qytetarëve të paguajnë detyrimet e energjisë elektrike, Partia Demokratike bën të kundërtën, inkurajon dhe nxit mospagesën e energjisë. Në vend që të marrë anën e qytetarëve të ndershëm, kundër atyre që abuzojnë, Partia Demokratike rreshtohet fuqimisht në mbrojtje të atyre që e trajtojnë energjinë si mall pa zot.”- thuhet më tej në reagim
Reagimi i plotë i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë
Keqardhje për opozitën e cila është kthyer në avokaten dhe zëdhënësen e çdo njeriu që shkel ligjin, që nuk paguan energjinë, që vjedh pasurinë publike.
E vetëdijshme për flluskën e “superfuqisë energjetike” dhe kolapsin ku e çoi sistemin energjetik në 8 vitet e qeverisjes së saj, tanimë opozita së paku do duhet të heshtë.
Në vend që ta mbështesë Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në përpjekjen për tu rimëkëmbur, Partia Demokratike zgjedh ta sulmojë sikur kërkon dhe dëshiron falimentimin e tij.
Në vend që tu bëjë thirrje qytetarëve të paguajnë detyrimet e energjisë elektrike, Partia Demokratike bën të kundërtën, inkurajon dhe nxit mospagesën e energjisë.
Në vend që të marrë anën e qytetarëve të ndershëm, kundër atyre që abuzojnë, Partia Demokratike rreshtohet fuqimisht në mbrojtje të atyre që e trajtojnë energjinë si mall pa zot.
Është e drejta e Partisë Demokratike të zgjedhë se çfarë qëndrimi publik do të mbajë, por të kthehesh në mbrojtës të verbër të kujtdo që shkel ligjin, është e turpshme dhe amorale.
Nëse u kërkojmë qytetarëve të paguajnë faturën e energjisë, ne jemi të parët që duhet të japim shembullin. Përpjekjet e Partisë Demokratike për të penguar rimëkëmbjen energjetike do të dështojnë.
Qytetarët e ndershëm janë shumicë. Ata duan të trajtohen të barabartë. Gjithkush do të paguajë për energjinë që konsumon, askush që abuzon nuk do të tolerohet.
***
Akuza e opozitës
PD: Fletërrufetë nuk i mbulojnë dot zullumet e Ramës me energjinë
Pas largimit me vendim të Këshillit të Ministrave të zv/ministres së Mjedisit, Diana Bejko, ka reaguar Partia Demokratike duke deklaruar se Rama po keqpërdor rastin e një zëvendësministreje debitore, për të bërë propagandë, por nuk ngjit kjo askund, tek askush.
PD i është rikthyer çështjes së emërimit të kreut të OSHEE-së, Ardian Çela dhe më tej është ndalur te çmimi i energjisë duke theksuar se po rritet çmimi i energjisë elektrike për më shumë se 75% të qytetarëve.

O Gjiknur ,PD-ja ka 24 vjet qe eshte inspiruesja kriminale e shkeljes se ligjit,ne cdo qelize te jetes shoqerore, ekonomike dhe politike ne Shqiperi.
Vazhdoni punen,ne zbatimin ekzigjent te ligjit ,dhe mos harxhoni kohe tuj i dhene hesap nahijes brekedhjere,,,,,se ka rrezi te ndotni veten.