Isa në veri, veç me leje të Serbisë

redaktor

Qeveria e mëparshme krenohej se përmes dialogut Kosovë-Serbi është integruar edhe veriu i Kosovës në shtetin e Kosovës.

Mirëpo, nëse kryeministri i ri, Isa Mustafa, dëshiron ta vizitojë Leposaviqin, kjo mund të bëhet vetëm me leje të Beogradit, raporton Indeksonline.

Kështu të paktën thotë kryetari i Komunës së Leposaviqit, Dragan Jablanoviq, i cili i ka hedhur poshtë spekulimet e gazetës serbe Danas, se Mustafa së shpejti do të qëndrojë për vizitë në këtë komunë.

Gjithmonë sipas Jabllanoviqit, për shkak të mospajtimit nga Beogradi, disa herë është refuzuar iniciativa e Presidencës së Kosovës që Atifete Jahjaga t’i vizitojë komunat e veriut të Kosovës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *