Tiranë, vrasja e Qerim Skacit, policia me 20 foto të dyshuarish

redaktor

Policia e kryeqytetit ka mbledhur të paktën 20 fotografi të të dyshuarve të ndryshëm për ekzekutimin e 50-vjeçarit Qerim Skaci, ngjarje e ndodhur mëngjesin e të martës në Kamëz. Të paktën 6 prej tyre janë të dyshuarit kryesorë, kurse motiv mendohet se është larja e hesapeve për hakmarrje, në lidhje me të kaluarën kriminale brenda dhe jashtë vendit. Pritet që fotografitë e mbledhura të identifikohen nga dëshmitarët që panë atentatorin e pamaskuar teksa vriste në lokal 50-vjeçarin. Një prej dëshmitarëve është edhe djali i mitur i të ndjerit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *