Një 26-vjeçar përfundoi në spitalin e Ersekës me plagë të rëndë në pjesën e qafës, ndërsa u dyshua për një agresion nga persona të tjerë. Policia vendore nisi hetimet për këtë rast dhe mori në pyetje vetë të dëmtuarin me inicialet G. Sh., dhe familjarët e tij. Nga hetimet paraprake dhe dëshmitë e mbledhura, rezultoi se nën efektin e pijes alkoolike, i riu ka goditur veten në pjesën e qafës me grykën e një shisheje. Pas dërgimit me urgjencë në spital, ai e ka kaluar rrezikun për jetën. Policia po heton nëse pas aktit fshihet ndonjë motiv tjetër.
