Aktorja e famshme italiane me sukses botëror, Virna Lisi është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare. Bukuroshja me sytë e shkruar, çmendi Hollywood, të cilit i ktheu shpinën në momentin që nuk pranoi të zhvishej gjatë xhirimeve.
E lindur në Ancona në vitin 1936, ajo ka pasur një karrierë të pasur ku ka fituar gjashtë çmime “Nastri d’argento” dhe dy “David di Donatello”, por suksesi i saj bëri jehonë edhe në Hollywood. Vdekja e saj mësohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale.
Virna nuk e mori më veten qysh nga dhimbja e humbjes së të shoqit Franco Pesci, i cili ndërroi jetë në shtator të vitit 2013, pas 53 vitesh martesë.





RIP ,VIRNA LISI
Eh e madhja Virna Lisi “NESE NJE DITE DO TE TROKASESH NE PORTEN TIME ” i mungoi gjate kinemase vitet e fundit por tani do ti mungoje pergjithmone .U prehte ne paqe shpirti i saj i madh
Ngushellimet e mija nje aktore brilante Me ka pelqyer shume Humbje e madhe