Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka shprehur vullnetin për dialog me opozitën dhe për çdo iniciativë të saj.
Meta ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Fleckenstein, me të cilin ka diskutuar për prioritetet e integrimit të Shqipërisë.
Gjithashtu në takim është folur për marrëdhëniet mes maxhorancës dhe opozitës.
“Me eurodeputetin Fleckenstein diskutuam për marrëveshjen. Diskutuam për 5 prioritetet e integrimit të Shqipërisë. Gjithashtu diskutuam edhe për marrëdhëniet pozitë-opozitë.
Jemi të hapur për çdo dialog mbi baza të parimeve demokratike. Të hapur për çdo iniciativë që propozohet nga opozita”, u shpreh Meta.
