Samiti Kinezo-Ballkanik dje mbylli punimet në Beograd.
Në mbrëmjen ceremoniale për pjesëmarrësit, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç ka mbajtur një “mini-koncert”.
Ai ka kënduar këngën “O sole mio”.
“Daçiç ‘O sole mio’ e ka kënduar edhe në mesin e nëntorit, në një mbrëmje ceremoniale, kur kryeministri shqiptar, Edi Rama ishte për herë të parë në Beograd. Tani, derisa pjesëmarrësit u relaksuan nga samiti, Rama në një moment ka thënë se muzikantët nuk po bëjnë muzikë edhe aq të mirë dhe se do të ishte mirë që Daçiçi të këndonte ‘O sole mio’. Ai këtë e pranoi dhe përveç kësaj kënge, këndoi edhe dy tjera, ‘Santa Lucia’ dhe ‘Zhal’ të Shaban Shauliçit”, – kanë thënë burime të gazetës serbe “Blic”
Indeksonline

Hahaha , Edi esht treguar shume shkerdhat .
po Rama a e kerceu Napoleonin?