Presidenti amerikan Barack Obama thotë se personalisht ‘pëlqen’ familjen Bush dhe ish-guvernatorin e Floridës dhe se kandidati për president në vitin 2016 Jeb Bush ka ‘çdo të drejtë’ për të garuar për Shtëpinë e Bardhë.
Por tha se ish-Sekretarja e shtetit Hillary Clinton do të ishte ‘presidente e shkëlqyeshme’. ‘Familjen Bush, personalisht i pëlqej’, tha Obama për ABC.
“Ata janë njerëz të mirë. Babai i Jeb. George H.W ishte këtu disa herë, në disa raste me Jeb. Ata janë familje e mrekullueshme, njerëz të mrekullueshëm. Unë kam shumë mosmarrëveshje me Jeb dhe vëllanë e tij sa i përket politikës, Por mendoj se kanë çdo të drejtë të bëjnë atë që mendojnë se është më e mira”, tha ai.

A STO BUSHI ISHTE BURR …BURRR ME KOQE
Dinasti amerikane e kritikojn vendet arabe e presidentin assad!!!!!