Një grua nga Oklaoma është ankuar sepse gjarpri i saj, një piton, ishte zhdukur prej disa ditësh dhe gjithçka për faj të Shërbimit Postar FedEx.
Gruaja, një adhuruese e zvarranikëve, Lesley Marshall porositi një piton nga Angola përmes internetit dhe me padurim ndoqi me interes të gjithë udhëtimin e tij nga website i një kompanie.
“E premtja erdhi dhe asnjë piton. Telefonova FedEx dhe ata më thanë që nuk e dinë se ku ishte pitoni im,” tha Marshall.
Marshall telefonoi FedEx-in disa herë përgjatë ditëve të fundit derisa më në fund, gjarpri i zhdukur u gjet.
Në momentin që Lesley hapi kutinë, pa që gjarpri pothuajse ishte ngrirë nga të ftohtit.
Ajo beson se nëse pakoja do të ishte gjendur disa orë më vonë, gjarpri i saj mund të kishte ngordhur. Marshall ka bërë një ankesë ndaj kompanisë FedEx dhe shpreson që shërbimi postar në të ardhmen të jetë më i kujdesshëm kur bëhet fjalë kryesisht për dërgesa kafshësh.
“Mos prishni Krishtlindjet e njerëzve. Mos i merrni jetën një kafshe,” tha Marshall.
