Dhjetë deputetë të opozitës do thyejnë bojkotin e Bashës?

Dita

Të paktën 10 deputetë të opozitës do të futen me datë 24 dhjetor në Kuvend, cilido qoftë vendimi që do të marrë kreu i PD, Lulzim Basha.

Kjo bëhet me dije nga Lapsi.al, që iu referohet burimeve brenda PD-së.

Burime nga ky grup thonë se ata do t’i japin fund bojkotit edhe në rast se nuk arrihet një kompromis mes dy forcave politike.

Ndërsa ende nuk dihet nëse PD do të futet në Kuvend edhe në rast të refuzimit të marrëveshjes, është e sigurtë se të paktën 10 deputetë opozitarë do ta bëjnë këtë akt.

Veç Dashamir Shehit, që tashmë e ka deklaruar diçka të tillë, do të jenë edhe deputetë të tjerë, ndër të cilët të paktën 6 prej tyre janë të PD.

Kjo situatë e re, e kushtëzon në një farë mënyre PD që të kthehet në Kuvend, pavarësisht termave që do të përdoren në kompromisin me Ramën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *