Shpërblimet e fundvitit, Braçe:Vendimi më i mirë. Dënglat për luftë klasash

Dita

Deputeti socialist Erjon Braçe, kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, ka komentuar vendimin e Qeverisë për shpërblimin për festat e fundvitit të disa kategorive dhe punonjësve të shtetit.

Braçe i është përgjigjur kritikave në lidhje me politikën e ndjekur nga qeveria për shpërblimet, ndërsa thekson se kjo është zgjidhja më e mirë “S’ka shpërblime për Qeverinë, administratën e qeverisë, Kuvendin, politikën e politikanët!! Edhe një herë, sinqerisht, as që i kuptoj e as që i pranoj një pjesë të komenteve për “shpërblimin” e caktuar nga Qeveria për disa kategori sociale dhe shërbyesish publikë!! Sidomos, këto dënglat me luftë klasash apo rikthim të Enverit!! Banale tërësisht!! Thjeshtë e qartë.

Asnjë qeveritar, President, nëpunës të tij, Kryetar Kuvendi, nëpunës të Kuvendit, deputetë, Kryeministër, ministra, zëvendësministra, nuk do të marrë shpërblim!!; Asnjë nëpunës i administratës së Qeverisë, Sekretar i Përgjithshëm, Drejtor i Përgjithshëm, përgjegjës, nëpunës etj, nuk do të marrë shpërblim!!;

Asnjë i zgjedhur vendor, Kryetar Bashkie, Komune, këshilltar, nuk do të marrë shpërblim!!;

Pra, qartë e troç: asnjë politikan, qeveritar, drejtues politik në administratë e nëpunës i Qeverisë nuk do të marrë shpërblim!! Në anë tjetër, të gjithë ata që përfitojnë shpërblim, nuk janë njerëz të administratës!!

Janë pensionistë dhe pensionistë kryefamiljarë, familje me ndihmë ekonomike, persona me aftësi të kufizuara, veteranë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, ish të përndjekur politikë mbi 65 vjeç, familje të policëve të vrarë në krye të detyrës, familje të ushtarakëve të vrarë në krye të detyrës, mësues të 10 shkollave të renditura si të tilla nga rezultatet e maturës shtetërore, nxënës e studentë të ekselencës, personeli mjekësor i tre qendrave mjekësore më të mira në vend, policë të njësisë më të mirë operacionale që është ajo e qarkullimit rrugor, rojtarë të parkut më të mbrojtur në vend, parkut të Divjakës. Çfarë ka këtu për klasë e luftë ndaj klasave të tjera? Po Enverizmi ku qenka këtu? Boll me idiotësi!!

E kam thënë e do vijoj t’ja them kujtdo: Qeveria nuk ka para të sajat, as Kuvendi, as unë e cilido tjetër!! Janë të gjitha para të krijuara nga tatimet e taksat që paguajnë shqiptarët në çdo cep të këtij vendi!!

Natyrisht, politikisht do kërkoja që të gjithë të përfitonin nga një shpërblim për vitin e ri!!

Por, politikisht secili nga ne ka detyrën të mos dëmtojë me vendimet që merr të përgjithshmen, stabilitetin e financave që kemi detyrë të mirë administrojmë. Miq, jemi ende në vështirësi ekonomike!! Nuk duam të gënjejmë kërkënd!! Kaq para kishte dhe këto shpërndamë duke bërë më të mirën e duke mos dëmtuar apo cenuar financat publike!!

Duhet më shumë? Patjetër që duhet më shumë, punë më shumë e përgjegjësi më shumë!!

Kush nuk i ka s’ka pse të ngrohë vendin!!”, shkruan Braçe në Facebook.

Share This Article
6 Comments
  • NUk eshte e thene qe keto parlamentare,qe kane siguruar pune nepermjet votes qe kerkojne t`ja japim,te flasin sakte.Nqs i eshte dhene shperblim 500 arsimtareve nga 400.000 L,do te thote shperblehen 1,25% e te gjithe arsimtareve,ne nje kohe qe percaktimi i shkollave te mira,eshte relativ.Bracja them se nuk i kupton apo percakton mire,problemet e arsimit.Shkolla qe perzgjedhin nxenesit,duhet te kene rezultate shume te mira.Por fakti nuk eshte keshtu.Suksesi i reformes nuk percaktohet me 10 shkolla,ne te gjithe vendin.Edhe analiza e MAS,ka qene shume e thate,nuk behet hartim ne nje analize,por pranohet edhe deshtimi,apo realiteti.

  • Eshte i pari shperblim , qe perfshin nje mase te gjere njerezish sipas profesioneve te tyre apo pensioniste. Komplimente qeverise ,qe ne kushte te veshtira financiare, ben kete dhurate per festat e fundvitit.

    • o veteran muti,po ne te tjeret nuk hame,ti duhet te jeshe nga ata veteranet qe merrnin inisiativa per te hequr delet, lopet e pulat nga oborri kooperativist,po pse ore ty te dhimbset shteti me shume se ata qe nuk buke per darke.krahason ministrat, deputetet,e ata qe punojne ne administrate me mesuesit,punetoret etj.qe mezi kalojne muajin me leke.

  • Shperblimi me i mire ishte pagesa nga rrogtaret e mbifaturimeve te CEZ,qe solli Saliu dhe i ligjeroi Edi Rama.Dihet sjellja e frikacakut Edi Rama;Kur s`ka ci ben hasmit rreh familjaret,kur ska ci ben Saliut,denon rrogtaret!

  • Kur denglaxhiu Brace flet per dengla.
    Ketij qe i duket vetja njesoj si nje minister dhe kerkon edhe karrigen e Kryetarit te Bashkise ne Tirane, natyrisht jo per “ofiq”, por per te shitur dengla e per te llapur akoma me shume. Deri me sot ketij i kemi pare vec gunen se sa per pune… aha nuk ia ka pasur kurre takatin. Cfare te themi per pergjejgesite e Braces kur deri dje nuk la gje pa thene kunder Ilir Metes kurse sot “nen peshen e pergjegjesise” e ka qepur gojen dhe jo vetem kaq por frekuenton edhe festat disa qindra mijera euroshe te Metes. Kohet e fundit ka zene te ulet edhe prane Koco Kokedhimes dhe me sa duket nuk i bie ne mend te denoncoje te zezat e tij.
    O Brace ziu nuk mund te besh propaganden e partise e te thuash se po punon per popullin se nuk ti ha me njeri keto dengla!

  • Denglaxhiu Brace ne opozite shqyhej duke bertitur per shperblime qesharake te qeverise se kriminelit Berisha. Shqyhej duke bertitur per cmimin e energjise elektrike ” me te lartin ne rajon “. Tani ne pushtet, zemergjeri Brace lavderon kacidhet e cerek-shperblimeve per disa dhe nuk i kujtohet me ai cmimi i energjise ” me i larti i rajonit “. E ka zene skleroza te shkretin. Me drejt te mos jepte asgje se sa keto gjoja shperblime me autorizim partie per ca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *