Prej disa ditësh televizion “Klan” ka nisur një fushatë sulmesh ndaj ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Në kronikat e “Klan” flitet për disa prokurime që janë bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe sipas tyre janë shkelur procedurat.
Në krah të ministres ka dalë deputeti Erjon Braçe, i cili ka bërë një status të gjatë në Facebook për pronarin e Klanit:
“Nuk duan sqarime Mim, nuk duan sqarime!! Duan para!! Lekë duan!! Janë ata që e molën dhe e volën ministrinë e Mbrojtjes në 8 vjet derisa lekët u bënë aq shumë sa më mirë numëroheshin si miliona dollarë!! Këto para ju mungojnë!!
I duan, nuk rrinë dot pa to!! Është Klani Bandë që veç me median nuk kanë lidhje!! Ndaj po të “bien” ty!!
Bashkë me këtë pjesën e moderuar të Bandës që shkruan me laps por që janë pjesa më e poshtër e Bandës.
Janë këta që bëjnë sikur janë pa anë, pra nuk janë si Klani që i përfshin, por thonë qartë se shkel ligjin kur prokuron drejtpërdrejt dhe ti nuk mund ta bësh këtë se ti ke akuzuar Imamin e tyre që e bëri këtë me Klanin!!
Nuk janë idiotë! Janë të poshtër!” shkruan Braçe.
Qenkan të thella punët. Gjoba gjitha andej, mirë kur je në pushtet, por dhe në opozitë?!

Brace, po he pra behu konkret interesohu tek INUK-u dhe pyet perse nuk i prishin shtesat pa leje te A. Frangajt, kush qenka ai lart qe nuk respekton ligjin?
http://www.gazetatema.net/web/2014/08/25/foto-lajm-shihemi-ne-gjyq-ne-gjyq-me-pallatin-ku-punojne/
Mos u hallakat sa andej kendej e mos mbro kot njerez qe nuk mund te mbrohen se edhe Mrika i ka mbushur mire xhepat qekur ishte zv. kryetare Bashkie e tani po na nderton mbreterine e saj tek Shkolla e Bashkuar, ne nje kohe qe shteti po zhytet perhere e me teper ne borxhe.