Adnan Luli, 22vjeçari që u vra mëngjesin e së mërkurës nga Flamur Ymeri, është ishdeputeti i PDsë, Gëzim Luli, që aktualisht punon si mësues.
Ai ka shprehur dyshimet rreth mënyrës së vrasjes së të birit, dhe thotë i bindur se djali i tij nuk është vrarë për grabitje.
Ai thotë për gazetën “Panorama”, se i biri ka dalë nga shtëpia pas mesnate dhe nuk është kthyer më.
Sipas tij, është e habitshme që vrasja të ketë ndodhur në 08:00 të mëngjesit, nëse do të bëhej fjalë për grabitje. Për më tepër, Gëzim Luli thotë se është e dyshimtë se si Flamur Ymeri ua ka hequr armët nga duart dhe nuk është mjaftuar duke i qëlluar në kokë, por edhe në trup.
Vrasja e dyfishtë e Selitës është e mbuluar me mistere të shumta. Flamur Ymeri pretendon se dy viktimat kishin shkuar ta grabisnin, ndaj dhe i ka vrarë. Por, detajet e kësaj ngjarje kanë hedhur dyshime të forta se mund të mos bëhet fjalë për grabitje. Zyrtarisht policia për momentin nuk ka dhënë asnjë version për krimin.

Nqs jo per grabitje, – pse nuk u vidhka ne oren 8? Ka orar hajni?, – atehere per spiunazh.
Eshte interesant se te gjithe e kane mendjen te “tejkalimi” i vetmbrojtjes, sic e parashikon Ligji, dhe jo te e drejta e cdo shtetasi per t’u vetmbrojtur. T’u bente moral? Te presim e te percjellim, bie Fjala Kukam apo Arvizu, pastaj ejANI, KUR TE DONI?
iNSISTIMI I PROKURORISE PER TEJKALIM ME DUKET SE EHSTE CA SI MISH DHIJE.
Fajin e ka S.B. ai eshte organizatori i ketij krimi. Deputeti di gje. Xhaja