Haxhinasto inspekton punimet në Ibë: Pasdite hapet rruga Tiranë-Elbasan

Dita

Nga sot pasdite rruga Tiranë- Elbasan do të hapet me kufizime.

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto deklaroi gjatë inspektimit në fshatin Ibë,se nga sot pasdite rruga Tiranë- Elbasan do të hapet me kufizime.

Ministri Haxhinasto deklaroi se “do i bëhet ekspertizë teknike projektit për të  nxjerrë zgjidhjen përfundimtare të tij”.

Haxhinasto shprehu angazhimin e plotë të strukturave për menaxhimin e situatës, ndërsa mbetet sfidë “heqja e masivit të dheut” .

Prej disa ditësh ky aks është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave e cila në këtë zonë shkaktoi dhe dëmtimin e një supermarket ndërsa u evakuan 30 familje.

 

Share This Article
1 Comment
  • Haxhi po na surprizon me keta batuta, po na ofron heqjen e dheut nga rruga e elbasanit si nje nder fitoret me te medha te rilindjes qe nga ardhja ne pushtet, o pelivani i Ilirit po mos harro more coban se prinderit tane hapen me qindra ml minjera me kazem e lopate, apo vetem keshtu mbushet thesi i shefit tuaj….turp more flliqesira te asaj toke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *